Çështja “Beleri”/ Aktivisti: Politika greke po hakmerret ndaj emigrantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

reqia këtë vit është përballur me dy fatkeqësi natyrore të cilat i kanë dalë nga kontrolli. Për më shumë se 20 ditë, zjarret rrafshuan mijëra hektarë në vendin fqinj.

Shqiptarët e Greqisë të cilët jetojnë aty u bën viral duke rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar jo vetëm njerëzit por edhe kafshët nga flakët.

Shteti shqiptar pavarësisht kërcënimeve për rastin “Beleri” vendosi ti shkojë në ndihmë me një ekip zjarrfikësish.

Ndihma u refuzua në fillim e më pas u pranua nga shteti grek në kulmin e debateve për arrestimin e Belerit.

Greqia u përball me një katastrofë tjetër. Moti i keq solli përmbytje masive në disa zona duke sjellë dëme të konsiderueshme. Sërish shqiptarët u organizuan dhe përkrahën me ndihma humanitare.

Pra, komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në Greqi i sheh këto probleme si të vetat dhe jep kontribut në zgjidhjen e tyre.

Pavarësisht kësaj, Greqia ka menduar të luaj me kartën e nacionalizmit e cila gjen gjithmonë përkrahje.

Ashtu siç ndodh edhe në Shqipëri, për të hequr vëmendjen nga dëmet e mëdha ekonomike që shkaktuan zjarret dhe përmbytjet, Greqia po përdor rastin e Fredi Belerit.

Kjo lojë gjen mbështetje si në parlamentin grek, ku janë krijuar tre parti të vogla me anëtarë të Agimit të Artë ashtu edhe në popull.

“Të parët që ndikohen janë shtresat e dobëta në kriza të tilla politike apo ekonomike. Ne e dimë shumë mirë çdo të thotë krizë politike.

Greqi përfitoi benefite sepse prodhoi monstra siç është Agimi i Artë dhe fashistë të tjerë që sot kanë poste shumë të rëndësishme. Ne dhe sot vuajmë vendimet e gabuara politike duke mos patur as sot një leje qëndrimi”, u shpreh emigranti, Etmond Guri./  S.M

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV