Ekspertët e Harvardit pohojnë: Ja si duhet të jetë e mbushur pjata e një fëmije

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushqimi i duhur u siguron atyre proteina, vitamina dhe minerale që janë të nevojshme për zhvillimin e kockave, muskujve, organeve dhe indeve të shëndetshme.

Fëmijët janë zakonisht më aktivë se të rriturit dhe kanë nevojë për energji për të plotësuar nevojat e tyre për aktivitet fizik dhe lojë.

“Mbusheni gjysmën e pjatës me fruta dhe perime shumëngjyrëshe dhe gjysmën tjetër ndajeni në mënyrë të barabartë mes drithërave dhe proteinave të shëndetshme”, këshillojnë ata.

Sa më shumë perime dhe fruta, aq më mirë

Ekspertët këshillojnë që fëmijët të konsumojnë lloje dhe ngjyra të ndryshme perimesh në mënyrë që të mbushin trupin me lëndë ushqyese të përshtatshme. Ata sugjerojnë perime me gjethe jeshile dhe ato jo niseshte. Gjithashtu, kur bëhet fjalë për frutat, ata vërejnë se është më mirë që të jenë fruta të plota, dhe jo lëngje frutash, marrja e të cilave duhet të kufizohet në një gotë të vogël në ditë.

Reduktoni marrjen e drithërave të përpunuara

Kur bëhet fjalë për drithërat, ato duhet të përbëjnë 30 për qind të dietës. Rekomandohet gruri i plotë, orizi kaf dhe quinoa, në vend të varieteteve të përpunuara si orizi i bardhë, buka dhe makaronat.

Proteinat janë shumë të rëndësishme

Ekspertët vërejnë se fëmijët duhet të marrin proteina nga burimet bimore dhe shtazore. Prindërve u sugjerohet që fëmijëve t’u shërbejnë bizele, arra, fara, peshk, vezë dhe mish shpendësh, ndërsa konsumimi i mishit të kuq dhe të përpunuar duhet të reduktohet./E.Ç

Të fundit

Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit...

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse...

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Lajme të tjera

Web TV