U infektua me koronavirus, ja gjendja shëndetësore e shefit të Urgjencës Skënder Brataj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas infektimit me koronavirus, ka reaguar për herë të parë, kreu i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj .

Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Brataj thotë se ka një gjendje të lehtë të sëmundjes dhe se po kurohet në banesë, ndërsa ka një ulje të temperaturës krahasuar me dy ditë më parë.

Brataj ka një thirrje për qytetarët duke u kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.

Mirembrema te gjitheve. Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare. Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur.

Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak. Behuni ju te padukshem per koronavirusin! Qendroni ne shtepi! Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe,sepse mundet! Te gjithe bashke do tja dalim! Ju pershendes” shkruan ai.

Të fundit

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në GJKKO kandidatin e PD…

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale...

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë, ja si duket

Arabia Saudite ka nisur punën për ndërtimin e atij që pritet të jetë aeroporti më i madh në botë. Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Salman pritet...

Conference League, ekipet shqiptare njohin kundërshtarët

Skuadrat shqiptare vijojnë përgatitjet për raundin e tretë kualifikues në Conference League, por këtë të hënë kanë njohur kundërshtarët e play-off, që është dhe...

Prapaskena: Lookman kishte kërkuar të mos shitej tek asnjë ekip italian?

Luca Percassi, administratori i deleguar i Atalantës, ka folur gjatë prezantimit të Marco Sportiellos, duke sqaruar çështjen e Ademola Lookman: “Është një rast i...

Nëna fsheh vajzën 2-vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Një nënë akuzohet se e ka mbajtur vajzën e saj dyvjeçare të fshehur në një valixhe, brenda bagazhit të një autobusi në Zelandën e...

Lajme të tjera

Web TV