Osmani intervistë në CNN: Nëse nuk ndëshkohet, Serbia do vazhdojë agresionin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive për Christiane Amanpour në CNN, ka thënë se nuk e ka të konfirmuar nëse Serbia i kishte tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën.

“Kosova ishte nën sulm. Jemi në komunikim me aleatët. Kosova po përballet me sfida sigurie nga Serbia pas aktit të agresionit më 24 shtator. Është urdhëruar nga aparati shtetëror serb, ky akt agresioni nuk ndodhi vetëm një herë, ishte i planifikuar dhe i planifikuar sikur në stilin e Krimesë. Për të ndaluar këto akte agresioni, duhet sanksionuar e ndëshkuar Serbinë, por nëse nuk ka ndëshkim, ata do të inkurajohen që të përdorin dhunën, jo vetëm në Kosovë, por në rajon”, tha Osmani.

Presidentja Osmani ka delaruar se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron ta hap edhe një front lufte në Ballkanin Perëndimor. Ajo shton se perëndimi duhet ta sanksionojë Serbinë. Osmani ka thënë se Kosova i ka kontribuar paqes në rajon. Ajo ka thënë se vendi po përballet me krizë sigurie, teksa ka treguar se janë në komunikim me aleatët, SHBA-të dhe BE-në.

”Ne kemi marrë çdo hap për të qenë konstruktiv, por Serbia jo”, tha Osmani.

Ajo shtoi se Kosova do të vazhdojë të publikojë dëshmi të reja që tregojnë përfshirjen e Beogradit zyrtar në sulmin terrorist.

“Ka pasur video të qarta se si grupi i Radioçiçit ushtrohet ne shtetin serb. Gjithashtu edhe armët qe i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomte. Lidhjen e Radoiçiç me Vuçiçin e shohim edhe ne takime të ndryshme kur ishin bashkë. Në në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që Vuçiç është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një kampanjë të fuqishme të agresionit para se sulmi të ndodh”, tha Osmani.

Lexo edhe :  Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Të dielën e zezë të 24 shtatorit u vra nga terroristët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës. Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti./kb

Të fundit

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit? Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë...

Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama do emra të rinj

Nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë, burimet bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi...

Lajme të tjera

Web TV