Shkencëtarët paralajmërojnë pandemi të tjera: Koronavirusi është vetëm fillimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Rritja e popullsisë së botës po na afron me kafshët e egra dhe kjo gjë na ekspozon ndaj viruseve të reja,” kjo është një hipotezë e fortë e shkencëtarëve që po mbështetet në fakte.

Në këto ditë të vështira që po kalon globi, shkencëtarët paralajmërojnë se koronavirusi është vetëm fillimi. Studiuesit thonë se njerëzit duhet të përgatiten për pandeminë e radhës.

“Do të ketë viruse të reja si COVID-19 për shkak të shpyllëzimit dhe përdorimit të kafshëve të egra si ushqim,” deklaron “National Geographic”

Dr. Samuel Myers, nga “Planetary Health Alliance” thotë për “Independent”: “Ajo që dimë është se kafshët janë një rezervat i madh me patogjenë, me shumë prej të cilëve nuk jemi ekspozuar ndonjëherë.

Nëse afrohemi pranë tyre, ka shumë viruse të veçanta që mund të prekin njerëzit njësoj siç bëri COVID-19. Jam i sigurt se do të kemi shumë viruse si ky që po kalojmë nëse vazhdojmë të shkatërrojmë botën”.

Ndërkohë, Enric Sala, një ekologjist ujor, thekson se nuk duhet ta injorojmë më lidhjen mes sëmundjeve infektive dhe natyrës.

Të fundit

Karta e Atlantikut të vitit 1941 dhe ndikimit të saj në zhvillimet globale:

Sfondi – Lufta në kulmin e saj Në verën e vitit 1941, Lufta e Dytë Botërore ishte në një fazë...

Hidhet nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë 33-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Pogradec ku një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u...

Rama: Kur udhëtoj me familjen përdor gjithmonë klasin ekonomik

Përveçse për zjarret, në një video të transmetuar live në rrjetet sociale këtë të enjte, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe akuzave që i...

Ra ky siklet dhe u kujtuam për njëri-tjetrin

Nga Ben Andoni Ajo që po ndodh me kolegët e kompanisë “Focus” group është jo thjesht e trishtë por edhe e paimagjinueshme. Për fat kanë...

Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

Ulja e normës së interesit ne 2.5 për qind nga Banka e Shqipërisë ka bërë që dhe kreditë të jenë në rritje. Në raportin...

Lajme të tjera

Web TV