COVID-19/ E dhimbshme, mjekja pyet pacientët: Preferojnë të vdesin në spital apo në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemia Covid-19 po avancon me shpejtësi të madhe në Britani. Reparti i emergjencës është transformuar krejtësisht nga numri i madh i pacientëve.

Një rrëfim i mjekes Katie Sanderson ka prekur zemrat e të gjithëve. 32- vjeçarja është mjeke e spitalit të mjekësisë akute në Londër.

“Reparti ynë i emergjencës u tranformuar krejtësisht javës që shkoi nga numri i madh i pacientëve që vinin çdo ditë. Me pacientët e koronavirusit apo familjarët e tyre kam nisur të bëj biseda të tipit, nëse preferojnë të vdesin në spital apo në shtëpi pasi këtu ata nuk lejohen të presin vizitorë. Deri një javë ma parë nuk kisha imagjinuar biseda të tilla,” deklaroi mjekja në një intervistë në radio.

Megjithëse Londra është epiqendra e epidemisë në Britani, Dr Sanderson paralajmëron se shumë shpejti gjithë vendi do të goditet po aq fort, prandaj i kërkon publikut të mendohen mirë para se të dalin nga shtëpia.

Dr Sanderson kërkon më tej ndihmë nga kompanitë për të furnizuar me celularë pacientët e koronavirusit që të mund të komunikojnë me familjet e tyre. “Unë jam 32 vjeç por ka kolegë të mi këtu që kanë shkruar testamentet e tyre prandaj kjo duhet marrë seriozisht”.

Të fundit

“Roasting Marshmallow”: Një ekzoplanet i kuq i nxehtë që bie shi rubinësh dhe safirësh

WASP-121b, i mbiquajtur "alte i pjekur", është një ekzoplanet që arrin temperaturat prej 2500 gradë Celsius. Këtu bie shi...

“Pa shtyllë kurrizore”/ 2 muaj pas sherrit, Xhelal Mziu e Gjekmarkaj bëjnë fushatë bashkë

Rreth dy muaj pasi u përfshi në vorbullën e rrjeteve sociale duke shpërndarë në profilin e tij në Instagram një “meme” që ironizonte deputetin...

Sëpata e Trump dhe Musk: njerëzit do përballen me terrorin e do vdesin nga uria

Shkatërrimi i USAid tashmë ka një efekt të tmerrshëm në disa nga vendet më të varfra të planetit. Ajo dëmton Amerikën: do të na...

Të bojkotojmë ata që paguajnë taksa në favor të atyre që s’paguajnë?!

Shpëtim Luku Sikurse mund ti ketë rënë në sy cdokujt, së fundmi është ndërmarrë një iniciativë e cila synon bojkotin e blerjeve nëpër supermarkete një...

Rama: TikTok-u është toksik, do ta mbyllim brenda pak ditëve, prindërit të tmerruar

Kryeministri Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”, gjatë së cilës ndër të tjera flet për politikat e...

Lajme të tjera

Web TV