I dhanë narkozë, nuk u zgjua më / Gjyshi i 3 vjeçarit: Dentistët fshehën ngjarjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një fëmijë 3 vjeç humbi jetën pak ditë pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për rregullimin e dhëmbëve në një klinikë dentare, në Rrugën e Kavajës.

Djali 3 vjeçar është dërguar në klinikë nga familjarët e tij për të mbushur një dhëmb. Pasi mjeku i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka nevojë për rregullimin e 14 dhëmbëve dhe për shkak të numrit të lartë të tyre është vendosur të ndërhyhet me narkozë.

Mësohet se anestezia është kryer nga vetë mjeku Roland Xhaxho ndërsa ndërhyrja kirurgjikale për dhëmbët është bërë nga Ina Xhaxho, vajza e mjekut, e cila është mjeke dentiste.
Pasi kanë mbaruar ndërhyrjen, djali nuk është zgjuar dhe sipas familjarëve mjeku u ka thënë që të shkonin në shtëpi se do të zgjohej.

Teksa kanë vërejtur se gjendja e fëmijës së tyre po përkeqësohej, ata kanë telefonuar klinikën, por asnjë njeri nuk u është përgjigjur në telefon.

Prindërit e kanë dërguar djalin në pediatri, por pas 3 ditësh në gjendje kome, fatkeqësisht ndërroi jetë.

Familjarët e vogëlushit u paraqitën në komisariatin numër 4 dhe bënë kallëzim për ngjarjen e rëndë. Gjyshi i vogëlushit thotë se mjekët fshehën ngjarjen.

“Kur e nxorri nga salla, djali ishte në gjendje kome. Neve para se të dilte nga salla, na thoshte se është mirë dhe se puna po ecën mirë. Në orën 7:20 në darkë, neve na thanë se do ta merrni fëmijën. Direkt sa erdhi në shtëpi, iu ngrit temperatura. U bë akull. U zberdh. Morën telefonion doktorin por nuk na e hapi telefonin. E çuam tek Nënë Tereza.

Mjeku dhe stafi i klinikës janë marrë në pyetje nga hetuesit. Ata kanë deklaruar se i kanë dhënë sasinë e duhur të ilaçeve e të narkozës. Rasti është referuar në prokurori për veprë penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Lexo edhe :  Avokati: Ja çfarë duhet të kemi kujdes kur dhurojmë një pronë

“Në klinikën private ku mori shërbimin dentar fëmija 3 vjeç dhe më pas humbi jetën nuk përgjigjet askush. Ngjarja ka nisur të verifikohet ndërsa spitali nuk pranon të japë asnjë sqarim. Punonjësit e spitalit thonë se nuk janë të autorizuar për të dhënë informacion lidhur me këtë rast. Ndërsa nën hetim në gjendje të lirë janë mjeku Roland Xhaxho, i cili ka bërë anestezinë dhe e bija e tij, Ina Xhaxho që ka bërë ndërhyrjen.”, raporton gazetarja Gerta Vasku.

Policia dhe prokuroria janë në pritje të përgjigjes së autopsisë së vogëlushit 3 vjeçar për të kryer veprimet e mëtejshme hetimore./I.S

Të fundit

Paralajmëron Balluku: Nesër afati i fundit për bizneset…

Data 31 korrik është afati i fundit për të gjitha subjektet tregtare të vendosura pranë akseve kombëtare që të...

Italia nis hetime ndaj Mark Zuckerbeg për shkelje në Whatssap

Italia ka njoftuar hapjen e një hetimi ndaj Meta-s, pas instalimit të një mjeti inteligjence artificiale në platformën WhatsApp. Autoriteti italian i konkurrencës argumenton...

E kafshoi qeni në organet gjenitale, ish-futbollisti i Barcelonës humb ndeshjet evropiane

Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur futbollistit spanjoll Carles Perez, i cili ka përfunduar në spital në Greqi si pasojë e një situate...

3 vite në qeli nëse përdor flakadanë në stadium

Draft-projekti për Kodin e Ri Penal ka shkaktuar shumë reagime kritike nga profesionistët dhe radhët e drejtësisë, si dhe figura të ndryshme publike nga...

“Neni 210 tradhti kombëtare e Ramës, i hap rrugën shitjes së territoreve”

Partia e Lirisë vijon të marrë në analizë draftin e Kodit të Ri Penal. Tedi Blushi tha se ndryshimet në nenin për “Dorëzimin e...

Lajme të tjera

Web TV