Një 56 vjeçar nga Rrësheni ka ndërruar jetë pas një aksidenti teksa po punonte në një soletë.
Ai ka qenë duke punuar në banesën e një personi tjetër në fshatin Urakë, ku dyshohet se është aksidentuar gjatë punës për shembjen e soletës.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./ S.M