Angelina Jolie akuzon për korrupsion gjyqtarin e çështjes së kujdestarisë së fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Angelina Jolie ka akuzuar gjyqtarin që mori përsipër çështjen e kujdestarisë së fëmijës së saj me Brad Pitt, si i korruptuar dhe paragjykues ndaj saj, për të favorizuar ish-bashkëshortin.

Në një letër prej dy faqesh të siguruar nga New York Post, aktorja i kërkon guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, të mbështesë “Ligjin e Piqui”, i cili kërkon trajnim për të gjithë gjyqtarët, ndërmjetësit dhe ata në pozicione gjyqësore për çështjet në familje, dhunën dhe efektet e fëmijëve, abuzimi dhe trauma që lë.
Një burim i afërt me Angelina Jolie tha për New York Post se akuza e Jolie vjen pas çështjes së kujdestarisë së fëmijëve me ish-burrin e saj Brad Pitt, pasi gjykatësi i ndaloi ata të dëshmonin për abuzimin që kishin përjetuar nga babai i tyre.

”E gjithë kjo gjë është shumë personale për të dhe ajo e bën këtë për arsye të mirë. Shikoni me çfarë gjyqtari u përball ajo, ai ishte i njëanshëm. Ai shkeli etikën gjyqësore në çështjen e familjes së saj dhe refuzoi të shqyrtonte provat e abuzimit në familje”, thotë një burim i afërt me Jolie.
“Nuk është çudi që ai e mori këtë çështje. E gjithë familja e saj është viktimë e dështimit të sistemit. Ajo ka vite që lufton privatisht për familjen e saj, por edhe publikisht për familjet e tjera”, shtoi burimi.

Burime pranë Brad Pitt, thanë për New York Posti se Angelina Jolie po përdor “taktikën e saj të zakonshme” për të “keqinterpretuar të vërtetën” dhe për të dëmtuar reputacionin e gjyqtarit dhe profesionistëve të tjerë që kanë dëshmuar kundër aktores./E.Ç

Të fundit

Vladi kërkon shumë, tani është në dorën e Trump

Presidenti Donald Trump shpalli të hënën një sukses, duke postuar se kishte "pasur një takim shumë të mirë me...

“Festa e birrës”/ Korça mirëpriti mbi 10 mijë pjesëmarrës (FOTOT)

Korça mirëpriti nga 13-17 gusht “Festën e Birrës”, një event i përvitshëm që nxit turizmin në qytetin juglindor. Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo...

Dikur e quanin “Brad Pitti francez”, transformimi i pabesueshëm i aktorit (FOTO)

Dikur ishte një prej “zemërthyesve” më të mëdhenj të Hollivudit, i cilësuar si “Brad Pitti francez”, Olivier Martinez sot është larg shkëlqimit të dikurshëm....

Nga diabeti te dëmtimi i mëlçisë, si aroma e trupit zbulon problemet në shëndetin tonë

Njerëzit lëshojnë përmes lëkurës dhe frymëmarrjes një sërë komponimesh kimike me aromë të veçantë. Disa prej tyre mund të jenë tregues të një problemi...

Ukraina ngre alarmin: Rusia nisi gjatë natës një nga sulmet e saj më të mëdha

Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se Rusia ka lëshuar 270 dronë dhe 10 raketa gjatë natës, në një nga sulmet e saj më...

Lajme të tjera

Web TV