Federatat kërkesë UEFA-s, Shqipëria dhe Kosova me kupë të përbashkët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federatat e futbollit të Shqipërisë e të Kosovës, të kryesuara nga presidentët Armand Duka dhe Agim Ademi, po planifikojnë për një kupë të përbashkët ku do të konkurrojnë ekipet e të dyja shteteve dhe në fund fituesi do të ketë mundësinë e pjesëmarrjes në Ligën e Europës.

Duka dhe Ademi kanë rënë dakord që kjo kupë të quhet “Nënë Tereza” dhe sipas tyre ky kompeticion do ketë si qëllim afrimin e sportit të dy vendeve.

Në një komunikim me mediet kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës ka thënë se qeveritë do të krijojnë një fond të përbashkët për këtë kompeticion dhe krahas shpërblimit që do marrë nga federata, fituesi do vlerësohet edhe nga qeveria.

“Kjo kupë do të jetë masive dhe do të zhvillohet gjatë gjithë vitit. Mund të luhen ndeshjet në mesjavë të mërkurën ose të enjten kur nuk ka ndeshje kampionati. Projekti do të jetë i përbashkët edhe me qeveritë tona. Do të krijohet një fond i posaçëm nga të dyja qeveritë dhe nga federatat. Krahas shpërblimit që do ta marrë fituesi nga federatat, do ta ketë edhe një shpërblim shtesë nga qeveritë. Kjo kupë do të njihet si kupa ‘Nëna Terezë’”-tha Ademi.

Në komunikimin tij Ademi ka shtuar se ky propozim është dorëzuar edhe në UEFA dhe po pritet përgjigja e qeverisë së futbollit.

“Ne e kemi dorëzuar në UEFA projektin dhe ende nuk kemi marrë përgjigje. Vitin tjetër do të mbajmë mbledhje për këtë çështje dhe do ta diskutojmë. Kjo çështje i takon më shumë presidentit Armand Duka, që është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA. Në kuadër të kësaj i takon atij me kompetencë ta përcjellë këtë çështje. Duka është edhe përgjegjës i federatave të regjioneve si Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë”.-deklaroi ai.

Lexo edhe :  Gol në minutën e fundit, Mirlind Daku “gjunjëzon” Zenitin

Ndër të tjera në kërkesën e bërë ndaj UEFA-s krerët e federatave kanë kërkuar njohjen e kësaj kupe në garat e fituesve në të gjithë botën.

“Kemi kërkuar nga UEFA që fituesi i kësaj kupe të jetë i pranuar në garat e fituesve të kupave, që janë jashtë kupës së shtetit. Spanja, bie fjala, e ka Kupën e Mbretit dhe ky eveniment njihet nga UEFA. Fituesi i Kupës së Mbretit shkon në UEFA dhe ne e synojmë një gjë të tillë. Krahas kampionit të Kosovës, vendit të dytë dhe fituesit të kupës së shtetit, nga Kosova ose nga Shqipëria, do të jetë një skuadër tjetër skuadër pjesëmarrëse në Evropë që shkon nga kjo kupë”,-tha për mediet Agim Ademi./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV