FMN: Ekonomia globale e dobët, por ende në rritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva tha se  vazhdon të presë një rritje të dobët në ekonominë globale.

“Ekonomia globale ka treguar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme”, theksoi Georgieva gjatë një fjalimi.

”Por, pavarësisht kërkesës së fortë për shërbime dhe progresit në luftën kundër çmimeve të larta të konsumit, ritmi i rritjes globale mbeti i dobët. Ishte shumë nën 3,8%, mesatarja vjetore nga viti 2000 deri pak para pandemisë së koronavirusit”, shtoi ajo.

Në korrik, FMN kishte paraqitur një parashikim të rritjes prej 3% për vitin 2023 dhe 2024. Vitin e kaluar, ekonomia globale u rrit me 3,5%.

”Bota ka humbur rreth 3,7 trilion dollarë në prodhim ekonomik që nga viti 2020 për shkak të goditjeve të njëpasnjëshme”, tha Georgieva duke iu referuar pandemisë dhe pushtimit rus të Ukrainës.

FMN do të prezantojë perspektivën e re ekonomike të martën gjatë takimit të saj vjetor në Marrakesh.

”Lufta kundër inflacionit të lartë mbetet prioritet”, tha Georgieva./   S.M

Të fundit

Gara për Tiranën/ Xhaçka në avantazh ndaj Gjylametit! Majko, Kodheli e Felaj pa mandat

Vijon ende numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës, teksa deri tani janë numëruar 27697 zarfe me votën...

E frikshme! Një avion i Lufthansas fluturoi pa pilot për 10 minuta, zbardhet raporti

Një fluturim i Lufthansas me 205 persona në bord mbeti pa pilot për 10 minuta, shkruan CNN sot, pasi piloti humbi ndjenjat ndërsa ishte...

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani

Sunday Times ka publikuar listën e të pasurve nën 40 vjeç në Britani, ku ylli shqiptar Dua Lipa, 29 vjeçe, është emri më i...

Sot seanca e 18-të për konstituimin e Kuvendit! A do të dalë Kosova nga ngërçi politik?

Për të 18-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë nëntë parlamentare...

Afera Partizani, Berisha paraqitet sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

Kreu i PD, Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK në orën 09:30 në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Po...

Lajme të tjera

Web TV