Çupi: Kishte një embargo të fjalës si nga Serbia dhe Kosova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit u mblodhën këtë të premte në Tiranë në takimin e Ministrave të Jashtëm i cili i parapriu samitit të Procesit të Berlinit më 16 tetor.

Pjesë ishte dhe ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, i cili ka munguar në foton familjare me homologët e tij si dhe përfaqësuesit e BE. Kjo pasi prania e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla si dhe flamuri i Kosovës i vendosur krah të atyre të vendeve pjesëmarrëse e ka irrituar atë.

Këtë situatë e ka komentuar në “Special Report”, analisti Frrok Çupi, i cili u shpreh se sot kishte një embargo të fjalës nga Serbia dhe Kosova.

“E vërteta është se kjo parapërgatitja e Samitit ishte thuajse pa fjalë, pa shumë shumë gjëra, por në fakt kanë ndodhur shumë shumë gjëra. Nga këtu deri në Spanjë kanë ndodhur mjaft gjëra që kanë të bëjnë me rajonin tonë, jo thjesht me rajonin, por me Kosovën dhe Serbinë. Sa më shumë mblidhen këto vendet e Ballkanit Perëndimor aq më pak flasin me njëra-tjetrën, ose nuk flasin fare.

Sot kishte një embargo të fjalës si nga Serbia, ashtu dhe nga Kosova dhe anasjelltas, e njëjta gjë ndodhi dhe në Spanjë me presidenten e Kosovës dhe me presidentin e Serbisë, e njëjta gjë ndodhi me personazhet kryesore që ndodheshin në fushë, në momentin kur ndodhi ajo që ndodhi më 24 shtator në kufirin Kosovë-Serbi, sot i kishe të tërhequr në qoftë se i keni vënë re. Nuk kishte Lajçak, nuk kishte Kurt, madje dhe Borell ishte i lënë në hije”.

Sa i përket deklaratës së ministres së Jashtme të Kosovës, e cila doli kundër propozimit të kryeministrit Edi Rama, ai tha se nuk mund të realizohet largimi i Serbisë nga BE, pasi kjo e fundit e ftoi vetë.

Lexo edhe :  900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH sjell ndryshimin e madh

“Deklarata e ministres së Jashtme të Kosovës është një deklaratë që hyn në shinat e një dëshire të mirë që kanë shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Shqipërisë me qëllim që ta ndëshkojnë sa më shumë Serbinë. Ne nuk e kemi peshëmatjen sesa duhen ndëshkuar, ne kemi peshëmatjen se në fund të fundit dhe me armikun duhet të jemi të drejtë. A është e realizueshme që ne Serbinë ta përjashtojnë nga rruga drejt BE? Po bëmë këtë gjë, atëhere ne vihemi drejtpërdrejt kundër BE. Serbia nuk ka luftuar për të hyrë në BE, Serbia është ftuar për të qene në BE”./I.S

Të fundit

Atentati në Durrës, detajet e fundit: I plagosuri shkoi në komisariat për ndihmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës. Mësohet se një person në zonën e Fllakës...

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar situatën mbi rastet e helmimit në Kopshtin Nr. 1 të qytetit të Gramshit. Sipas AKU-së, pas të gjitha analizave...

Kryetari i ri i PD, do dalin emra të tjerë! Berisha nuk ka shpëtim

Nga ARTUR AJAZI Tanimë Sali Berisha duhet të merret edhe me betejën mes njeri-tjetrit që kanë nisur kandidatët humbës dhe fitues nga Partia Demokratike. Ajo...

Sistem i ri zgjedhor? Shembulli i Kosovës tregon se tërhiqen figurat popullore

Pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërkombëtarët u kërkuan qeverisë dhe opozitës të bëjnë një ndryshim total të sistemit zgjedhor dhe me shumë mundësi do...

Serbia: Do hetojmë akuzat nga Rusia se furnizuam Ukrainën me armë

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia arritën në Ukrainë, tha presidenti...

Lajme të tjera

Web TV