Sekretari i ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në Serbi, Branisllav Blazhiq është infektuar me koronavirusin e ri, Covid-19.
Lajmi konfirmohet nga vetë ministri i Planifikimit Hapësinor, Goran Trivan, i cili tha se Bllazhiq është duke u kuruar në klinikën e sëmundjeve infektive në Beograd.
“Është duke u mjekuar në klinikën infektive, gjendja e tij shëndetësore është stabël”, ka thënë Trivan.
Bllazhiq është nga Kikinda, që konsiderohet si qyteti i epiqendrës së epidemisë së koronavirusit në Serbi.