“Kërcënim themelor për shoqëritë e lira”, reagon NATO: Dënojmë ashpër sulmin në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NATO përmes përfaqësuesit të tij Dylan White ka dënuar ashpër sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit.

Përfaqësuesi i Aleancës së Atlantikut të Veriut me një postim në Platformën X deklaron se NATO dënon fuqishëm sulmet terroriste të Hamasit, duke theksuar se terrorizmi është një “kërcënim themelor për shoqëritë e lira dhe Izraeli ka të drejtë të mbrohet”.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmet e sotme terroriste të Hamasit kundër partnerit tonë të NATO-s, Izraelit. Mendimet tona janë me viktimat dhe të gjithë të prekurit. Terrorizmi është një kërcënim themelor për shoqëritë e lira dhe Izraeli ka të drejtë të mbrohet ”, shkroi Dylan White në Platformën X.

 

Kujtojmë që deri tani numri i viktimave ka shkuar në 198, ndërsa të plagosur janë mbi 1600 persona.

Sulmi i sotëm është më seriozi që nga lufta 10-ditore midis Izraelit dhe Hamasit në vitin 2021, mediat izraelite raportuan përleshje midis grupeve militante palestineze dhe forcave të sigurisë në qytete në jug të Izraelit./I.S

Të fundit

Metës i komunikohet mbyllja e hetimeve, ish-presidenti do transportohet nga burgu në SPAK

Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ish presidentit dhe kreut të lirisë...

I kishte skaduar pasaporta, prindërit lënë në aeroportin e Barcelonës fëmijën 10 vjeç

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Aeroportin El Prat të Barcelonës, kur prindërit kanë braktisur fëmijën e tyre 10-vjeçar në terminal, pasi zbuluan se...

Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen e basketbollit/ E papranueshme heshtja!

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për thirrjet raciste kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje basketbolli në Maqedoninë e Veriut, thirrje që u bënë...

VIDEO/ Avioni përplaset me një zog dhe bën ulje emergjente pak pas nisjes

Një avion Airbus A321XLR i kompanisë ajrore Iberia u detyrua të realizojë një ulje emergjente ditën e diel, pas një përplasjeje me një zog...

Çfarë është marrëveshja e Status Quo-së për Xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem

Një vizitë e ministrit izraelit të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem ka shkaktuar tensione të larta. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV