Durrës/ I riu godet me thikë shokun dhe largohet , “Shqiponjat” i vihen në ndjekje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një konflikt midis dy të rinjve ka ndodhur rreth një orë më parë në lagjen nr. 13 që përkon me zonën e plazhit të qytetit të Durrësit.

Mësohet se njëri prej tyre është plagosur dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Sipas burimeve, ngjarja ka nisur pas një debati banal i cili ka agravuar në përplasje fizike dhe njëri prej personave ka rrëmbyer një mjet prerës thikë dhe ka qëlluar personin tjetër në krah.

Sakaq, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas konfliktit, i lënduari ka marrë ndihmën mjekësore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po krehin zonën dhe po marrin të dhënat për autorin.

Ndërkohë që të dhënat nga grupet hetimore bëjnë me dije se forcat ‘Shqiponja’ janë vendosur në ndjekje të autorit. Deri më tani nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës nuk ka asnjë të informacion në lidhje me ngjarjen./I.S

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV