Bankat, fitime rekord/Më shumë refuzime për bizneset. Individët rrisin kreditë për banesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë ka dhënë një realitet të ri për ambientin bankar në gjashtë muajt e parë të vitit.

Në raportin e stabiliteti financiar, Banka e Shqipërisë argumenton se kushtet e kredisë janë shtrënguar, ndërsa janë rritur me gati 6% refuzimet, kryesisht te ndërmarrjet e mëdha.

Gjatë kësaj periudhe individët janë ata që kanë mbajtur gjallë kredinë e re, e rritur me 3% në krahasim me një vit më parë, kryesisht për të blerë pasuri të paluajtshme.

Bizneset kanë ulur kërkesën, ndërsa shumë prej tyre kanë preferuar të marrin kredi për të pasur lekë në qarkullim dhe më pak për investime. Ka edhe një tendencë për të gjetur forma financimi jashtë bankave përmend raporti.

Bankat e nivelit të dytë ndërkohë kanë rritur fitimet e tyre në mënyrë të konsiderueshme, kryesisht si pasojë e interesave të rritura për kreditë dhe në nivel më të ulët për depozitat. Janë 15 miliardë lekë fitim, dy herë më i lartë se vitin e kaluar.

Ndërkohë mbiçmimi i lekut ka zhvlerësuar aktivet në valutë të Bankave thekson më tej raporti.

Ato kanë në regjistrat e tyre 0.7% apo rreth 14 miliardë lekë më pak aktive. Ndërkohë edhe depozitat në valutë janë prekur. Sipas vlerësimit ato janë ulur me 2% apo 16 miliardë lekë.

Raporti i kredive me probleme thotë Banka pati një përkeqësim me 0.2%. Stoku i kredive me probleme u zgjerua me rreth 1.3 miliardë lekë dhe në fund të qershorit shënonte rreth 37 miliardë lekë.

Banka e Shqipërisë parashikon që cilësia e kredisë të bjerë në periudhat në vijim. Kjo pasi familjet presin një fuqi blerëse të dobësuar për shkak të rritjes së çmimeve./  S.M

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV