E trishtë!/ Ndahet nga jeta prezantuesi dhe kuzhinieri i famshëm (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka vdekur në moshën 61-vjeçare shefi dhe prezantuesi i famshëm Michael Chiarello, i njohur për kuzhinën italiane në Kaliforni. Ai vdiq të premten në mbrëmje me anëtarët e familjes pranë tij në Spitalin Queen of the Valley në Kaliforni.

Grupi i restoranteve Gruppo Chiarello njoftoi se kuzhinieri i famshëm ishte shtruar në spital javën e kaluar pasi pësoi një reaksion akut alergjik që çoi në shok anafilaktik.

I lindur në vitin 1962, sipas MailOnline, kuzhinieri pasionant arriti ëndrrën e tij të fëmijërisë për t’u bërë një kuzhinier i klasit botëror dhe prezantoi një seri shfaqjesh televizive për një dekadë. Ai u emërua Shefi i Vitit nga revista Food & Wine në vitin 1985 dhe më vonë mori çmimin Shefi i Vitit i CIA-s në 1995.

Chiarello ishte njohur nga Fondacioni James Beard dhe kishte shkruar disa libra gatimi.

Michael  kishte rrënjë italiane dhe amerikane dhe u rrit në komunitetin e Turlock, Kaliforni. Ai u largua nga Turlock për të studiuar në Institutin Kulinar të Amerikës në Nju Jork. Pas diplomimit në 1982, ai fitoi një diplomë bachelor nga Shkolla e Mikpritjes dhe Menaxhimit të Turizmit të Universitetit Ndërkombëtar të Floridës. Pikërisht atëherë filloi karriera e tij e shkëlqyer, duke hapur restorantin e tij të parë, Toby’s, në Miami. Ai shpejt u bë i famshëm dhe u kthye në vendlindje për të hapur restorantin Tra Vinge. Me ndikimin e tij gjithnjë në rritje, Michael Chiarello ka drejtuar shfaqje në PBS, Food Network, Fine Living dhe Cooking Channel për një dekadë, si dhe është shfaqur në Today Show dhe The View. Ai ishte gjyqtar në Bravo’s Top Chef dhe To Chef Masters dhe në vitin 2011 mori pjesë në sezonin e katërt të Food Network’s Next Iron Chef.

Lexo edhe :  Kush është njeriu që kërcënon me armë bërthamore perëndimin?

Ai mbahet mend më së miri për shfaqjen e tij Easy Entertaining With Michael Chiarello, i cili u transmetua për dhjetë sezone në Food Network dhe i dha atij një Emmy Daytime në 2005 për Host të Shquar të Shërbimit./ e.t

Të fundit

Plastika kërcënim serioz, ja sëmundjet që shkakton nga fëmijët deri tek të moshuarit

Një raport i ri ekspertësh, i publikuar në revistën mjekësore prestigjioze The Lancet, paralajmëron se plastika përbën një “kërcënim serioz, në...

Stalini e donte Shqipërinë brenda Federatës, Hrushovi: Enveri i urrente jugosllavët

Të shkruara në kohën e reflektimit dhe të distancimit të tij nga Stalini, në kujtimet e Nikita Hrushovit, zë një vend të rëndësishëm edhe...

Këmbimi valutor 4 gusht/ Me sa blihen e shite monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

Thirrje raciste antishqiptare/ Reagon ambasadori i Shqipërisë në RMV: Alarm për të gjithë

Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani ka reaguar pas incidentit të rëndë të ndodhur në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku gjatë një ndeshjeje...

Zhduket pasagjeri i tragetit!/ Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në Seman

Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi...

Lajme të tjera

Web TV