Problemet me trajnerin, Berisha kërkon largimin nga Lazio

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha po përgatitet që të largohet nga klubi i Lazios gjatë merkatos së janarit.

Ishte lojtari Riza Durmishi ai i cili u largua i pari nga bardhekaltrit, por siç duket tashmë një tjetër shqiptar po kërkon që të lëvizë.

Shkak i këtyre largimeve dhe pakënaqësive të lojtarëve me origjinë shqiptare është bërë trajneri Simone Inzaghi, i cili nuk i ka aktivizuar mjaftueshëm dhe nuk u ka dhënë aspak hapësirë kohore.

Ndërkohë drejtori i klubit, shqiptari Igli Tare është duke menduar për të gjetur një tjetër ekip të mirë për kalimin e lojtarit të Kombëtares së Kosovës.

26-vjeçari i cili kaloi nga Salzburgu te Lazio gjatë verës së vitit 2018, me një shifër prej 8 milionë euro, pranon si mundësi largimi edhe huazimin nëse nuk bëhet e mundur një shitje e menjëhershme. Ndërkohë ai dëshiron që të jetë në formë sa më të mirë për fazën “Play off” të Ligës së Kombeve, fitorja e së cilës do e çonte përfaqësuesen kosovare në fazën e eliminimit direkt./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV