Rrëzohet qeveria e Kosovës. Mustafa, Veseli dhe Haradinaj shkarkojnë Albin Kurtin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Kosovës është rrëzuar në ditën e 50 të punës.

Për mocionin e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, votuan 82 deputetë për, 32 kundër dhe 1 abstenim.

Tani pas votimit të këtij mocioni të mosbesimit, qeveria konsiderohet në dorëheqje.

Kryeministri Albin Kurti nuk i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit të kërkuar nga ish-partneri në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës. Deputetët e LDK-së dhe ata të partive opozitare votuan pro rrëzimit të Qeverisë Kurti.

“Mua nuk më dhimbset kjo qeveri dhe aq më pak vetja. Mua më dhimbset më së pari populli dhe lënia e atij pa qeveri. Po lihet populli pa një qeveri që e ka votuar. Po doni ta lini popullin pa qeveri në një moment të rëndësishëm të përhapjes së koronavirusit”, deklaroi Kurti para votimit.

Pa mbushur dy muaj në detyrë, Albin Kurti në konfliktin e parë me Isa Mustafën është rrëzuar nga posti i kryeministrit. Shkak për përplasjen u bë shkarkimi i Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm. Veliu është pjesë e LDK-së, ndërsa Kurti e shkarkoi pa u konsultuar me Mustafën, me pretendimin se ministri kishte përhapur panik mbi situatën me COVID-19.

5 muaj u deshën për të krijuar qeverinë e re të Kosovës dhe vetëm 50 ditë për ta rrëzuar atë.

Tashmë vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme, pas atyre të zhvilluara më 6 tetor të 2019-ës.

-Albin Kurti: Thaçi më konfirmoi se ka marrëveshje të gatshme me Serbinë

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV