Ky është pozicioni më i mirë i gjumit sipas ekspertëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtrati, gjumi dhe rehatia janë hapësira jonë e sigurt. Vendi ku vendosim kokën për të pushuar pas një dite të gjatë dhe të lodhur, me nevojën për t’u rimbushur me energji dhe për të qenë gati për të nesërmen.

Sipas ekspertëve të gjumit, edhe nëse fikni të gjitha pajisjet elektronike, vishni pizhamet komode dhe jeni gati për një super gjumë, pozicioni në të cilin ju flini mund të mos jetë i duhuri. “Përshtatja e pozicioneve të gjumit, pavarësisht nëse ato konsiderohen si më të mirat apo më të këqijat, mund të ndryshojnë nga personi në person bazuar në faktorët individualë dhe arsyet shëndetësore,” thotë Sanam Hafeez, neuropsikolog.

Cilat janë pozicionet më të mira për të fjetur?

Pozicioni i shpinës, anës, stomakut dhe fetusit sipas mjekes Hafeez janë ndër mënyrat më të mirat për të fjetur. “Shpina mund të ndihmojë në shtrirjen neutrale të shtyllës kurrizore, duke reduktuar rrezikun e zhvillimit të dhimbjes së shpinës dhe qafës”, thotë ajo.

Nëse jeni duke luftuar me refluksin, gërhitjen ose apnenë e gjumit, të fjeturit në shpinë nuk rekomandohet. “Gjumi në një anë është më i mirë për ata që kanë apnea të gjumit, pasi ky pozicion parandalon mundësinë që gjuha të bllokojë fytin”, shpjegon mjekja. “Ky pozicion është i dobishëm edhe për personat me refluks pasi kjo bëhet pengesë që acidi i stomakut të kthehet përsëri në ezofag,” shton Dr. Hafeez.

Cilat janë pozicionet më të këqija për të fjetur?

Nëse flini me krahun nën kokë ose jastëk jeni duke fjetur në pozicionin më të keq të mundshëm. “Të kesh një krah nën jastëk zvogëlon rrjedhën e gjakut dhe ushtron presion mbi nervat tuaja, duke çuar në ndjesi pickimesh në gjithë trupin,” thotë Devin Bruke, themelues i një qendre shkencore për gjumin.

Lexo edhe :  Martohet Mira Murati, ceremonia “sekrete” në Toskanë

Ai thotë se nuk është e pazakontë që ata që flenë me stomakun poshtë apo në anë të kenë më shumë dhimbje në qafë dhe shpinë, sepse ky pozicion e bën të vështirë mbajtjen e shtyllës kurrizore drejtë.

A mund ta ndryshoni mënyrën se si flini?

Shumica e njerëzve e ndryshojnë pozicionin e gjumit deri në 20-30 herë në natë dhe nëse zgjoheni pa dhimbje, ka të ngjarë të keni gjetur një pozicion të mirë për veten tuaj. Përveç pozicioneve, ju duhet të kujdeseni edhe për dyshekun cilësor dhe jastëkun e butë që nuk ju japin dhimbje në qafë, kokë etj./E.Ç

Të fundit

Sa mund të zgjasë ‘kriza’ e re midis Izraelit dhe Iranit!/ Rreziku i përshkallëzimit

Rrënojat e një rakete iraniane në shkretëtirën jordaneze. Një dron-kamikaz i kapur pranë Detit të Vdekur. Mbrojtja ajrore amerikane...

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin...

“Lufta me Iranin pas gjyqit të Netanyahut”/ Eksperti zbardh prapaskenat, pse nisën sulmet

Lufta Izrael-Iran ka bërë që e gjithë botë të mbajë frymën, për shkak të ndërlikimeve rajonale dhe globale që ajo sjell. Tashmë prej dy...

“U vdiq presidenti se nuk rregullojnë dot helikopterët”/ Hendeku mes Izraelit dhe Iranit

“Izraeli nuk ka mundur do të shkatërrojë impiantet bërthamore të Iranit, por sulmet e kësaj fundjave duket se janë një sinjal, që Republika Islamike...

Netanyahu thirrje Amerikës për mbështetje: Izraeli po mbron lirinë në Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një tjetër video, këtë herë duke folur në anglisht dhe dukshëm duke iu drejtuar publikut amerikan. Ai e...

Lajme të tjera

Web TV