Ushqimet që mund t’ju ndihmojnë ta lini duhanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një numër i madh njerëzish në botë janë të varur nga nikotina. Efekti i nikotinës në tru mund të ndikojë në funksionet afatshkurtra të trurit, por edhe në ngushtimin e enëve të gjakut, rritjen e presionit të gjakut dhe mund të ketë ndikim në ritmin e zemrës.

Edhe pse ka shumë produkte mjekësore, si leukoplast dhe çamçakëz, që ju ndihmojnë të hiqni dorë nga nikotina, ka edhe disa ushqime të përditshme që mund t’ju ndihmojnë ta luftoni këtë varësi.

Kjo është për shkak të pranisë së dozave të vogla të nikotinës në disa fruta dhe perime. Por, ato nuk mund të ndihmojnë me dëshirën e menjëhershme që ndjeni kur po përpiqeni ta lini duhanin.

Një studim i botuar në revistën Nicotine and Tobacco Research zbuloi mes 1.000 duhanpirësve se ata që hanin më shumë fruta dhe perime, kishin tri herë më shumë gjasa ta linin duhanin për të paktën 30 ditë në krahasim me ata që hanin sasi më të vogla.

Patëllxhani

Një nga ushqimet e përditshme që përmban nikotinë dhe që gjendet shpesh në gatimet vegjetariane është patëllxhani. Kjo perime është në fakt një bimë e madhe dhe ka 100 mikrogramë nikotinë befasuese për çdo gram.

Patatet

Patatet mund të përmbajnë rreth 15 mikrogramë nikotinë. Patatet e gjelbra përmbajnë një përqendrim më të lartë të nikotinës, por duke qenë se nuk janë të pjekura, nuk janë më të mirat për konsumim.

Lulelakra

Lulelakra nuk është shpesh në listën e llojeve të preferuara të perimeve, por në fakt përmban edhe sasi të ulëta të nikotinës – rreth 16.8 mikrogramë nikotinë.

Specat e gjelbër

Lexo edhe :  Shtohet depresioni tek adoleshentët, ekspertët: Të rinjtë refuzojnë ndihmën e psikologut

Specat e gjelbër janë shpesh pjesë përbërëse e vakteve të ndryshme dhe shkojnë mirë me makaronat, ushqimet pikante dhe sallatat. Edhe pse është vetëm një sasi e vogël, një spec i gjelbër mund të përmbajë midis 7.7 dhe 9.2 mikrogramë nikotinë.

Domatet

Domatet e papjekura zakonisht përmbajnë një përqendrim më të lartë të nikotinës, por ndërsa piqen përqendrimi tenton të bjerë. Një domate me madhësi mesatare përmban afërsisht 7.1 mikrogramë nikotinë.

Çaji

Çaji është një nga pijet e nxehta më të njohura në botë dhe mund të ndihmojë në frenimin e dëshirave tuaja për nikotinë. Megjithatë, vetëm disa çaje të zier mund të përmbajnë nikotinë. Zakonisht, përqendrimi i nikotinës në çaj varion nga 100 deri në 285 mikrogramë./E.Ç

Të fundit

A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?

Prej kur është parë që Rusia ka dështuar ta pushtojë Ukrainën në javët e para të luftës, të gjithë...

Shqipëria ndër vendet më të varfra, për disa çmime krahasohet me shtetet më të pasura!

Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Europës, por për disa çmime mund të krahasohet me shtetet më të pasura. Një prej këtyre produkteve...

Çmimet e larta, pagat dhe pensionet e ulëta, tre shqetësimet më të mëdha të shqiptarëve!

Një anketë e fundit për sigurinë në Rajon që e u krye nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) zbuloi se tre problemet më të...

Rënia e inteligjencës/ A po harrojnë të rriturit si të lexojnë?

A jeni më i zgjuar se një dhjetëvjeçar? Të dhënat e reja tregojnë se një pjesë tronditëse e të rriturve në shtetet e pasura...

Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-ën/ Kujdes afatin e ri!

Nga ulja e pragut vjetor të të ardhurave personale, afati i ri dorëzimit më 31 Mars 2025 deri te detyrimi për deklarimin e të...

Lajme të tjera

Web TV