2 gjëra që nuk duhet t’i harroni kur i jepni fëmijës tuaj një celular

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse fëmija juaj ka mësuar të flasë, është vetëm çështje kohe momenti kur do të kërkojë të ketë celularin e tij.

Të lësh një fëmije të lirë në botën e internetit është po aq e frikshme për prindërit sa të shohin një adoleshent duke ngarë makinën. Ekziston frika se një ‘rrëshqitje’ mund të përshpejtojë pasoja të mëdha – potencialisht të përjetshme.

Prindërit përballen me detyrën sfiduese – dhe të pafundme – për t’i mësuar fëmijët e tyre se si të përdorin telefonat në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me vlerat e familjes së tyre. Nuk ka asnjë mënyrë që t’i parandaloni fëmijët për të gjetur ndonjë gjë të papërshtatshme ose shqetësuese në internet, as nuk është e mundur që ju të monitoroni çdo lëvizje të tyre.

Sipas Devorah Heitner, autore e “Growing Up In Public: Coming Of Age In A Digital World”, ka disa sugjerime për të krijuar një territor ‘të sigurtë’.

Nuk duhet t’i ndaloni telefonat apo rrjetet sociale

Kur shikoni statistikat e fundit është e natyrshme që instinkti juaj është ta mbani fëmijën tuaj larg burimit të rrezikut.

Heitner nuk beson se është e nevojshme ta ndaloni fëmijën të përdorë mediat sociale ose aplikacione specifike.

Shumë shpejt, nevojat që do të kenë në shkollë, kërkojnë zotërimin e një telefoni dhe nëse deri në atë mome. Imagjinoni këtë trajektore si një lloj “pishinë të shkallëzuar” në të cilën hyn gradualisht “ti shkon gjithnjë e më thellë”, tha Heitner, në vend që t’i shtyni fëmijët direkt në një pishinë të thellë..

Mos u mbështetni në kontrollet prindërore (parental control) për t’i mbajtur fëmijët të sigurt nga rreziqet në internet.

Lexo edhe :  Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen në rrjete sociale (Foto)

Kur ndërmerrni hapin për t’i dhënë fëmijës tuaj telefonin e tij, mos u pushtoni nga ndjenja e vetëkënaqësisë nga kontrollet e disponueshme prindërore. Për të zgjeruar metaforën e pishinës, imagjinoni këto si komerdaret që mund t’i përdorni me një fëmijë të vogël që ende nuk di të notojë, por kjo nuk do të thotë që ju mund t’i hiqni sytë nga fëmija juaj ndërsa ai është në ujë.

Në një udhëzues të Common Sense Media për kontrollet prindërore, shkrimtarja Caroline Knorr rendit disa nga website-t dixhitalë që mund të zgjidhni për fëmijët tuaj: aktivizimi i Google SafeSearch, Bark, Circle, TeenSafe ose WebWatcher.

Mos i kontrolloni fëmijët pa i informuar ata

Çdo lloj monitorimi mund të dëmtojë besimin që po përpiqeni të ndërtoni me adoleshentin tuaj – atë pikë që i shtyn ata të vijnë tek ju kur ka një problem.

“Fëmijët me të vërtetë zemërohen” prindërit duke monitoruar gjithçka që thonë (email, tekste, etj.), tha Heitner, duke shtuar se “nuk ju jep atë që mendoni se do të japë për të kuptuar se çfarë po ndodh me fëmijët tuaj. ”

Nëse po përdorni ndonjë shërbim monitorimi për vendndodhjen ose përmbajtjen, duhet ta njoftoni atë paraprakisht./E.Ç

Të fundit

Itali, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine, iu gjetën 7000 euro…

Një 26-vjeçar shqiptar i dyshuar për trafik droge është arrestuar nga karabinierët e Cesena në Itali, ndërsa tre pjesëtarë...

Minxhozi: Ju tregoj ndryshimin e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar sonte në “Real Story”, analizoi politikisht dy figurat e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, të cilët rivalizuan...

VIDEO: Trazira në burgun e Korfuzit me shqiptarë, të burgosurit u vënë flakë dyshekëve

Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e sotme në institucionin e vuajtjes së dënimit të Korfuzit, ku disa të burgosur refuzuan të hynin...

Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, një shqiptar është në listë!

Në mesin e 38 personave të arrestuar për komplot nga autoritetet e Venezuelës është edhe shqiptari Enid Kasmi. Nga 38 të arrestuarit, 21 janë shtetas...

“A do i bashkosh votat me Ramën?” Kjo është përgjigjja e Agron Shehajt

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj tha në një intervistë për Euronews Albania se votat e partisë që drejton nuk do t’i bashkohen kurrë...

Lajme të tjera

Web TV