Conte dhe 8 liderë evropianë, thirrje për krijimin e “Koronabonds” në Strasburg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Kryeministri italian Giusepe Conte dhe tetë liderë të tjerë evropianë, duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kërkojnë krijimin e “Koronabonds” për t’u përballur me krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Italia, Spanja, Franca, Portugalia, Sllovenia, Greqia, Irlanda, Belgjika dhe Luksemburgu kanë nënshkruar një letër të përbashkët drejtuar presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, që në thelb kërkon marrjen e masave urgjente për të luftuar emergjencën e koronavirusit.

Liderët evropianë kërkojnë një instrument të përbashkët borxhi për investime të nevojshme në sistemet shëndetësore dhe politikat e përkohshme që synojnë mbrojtjen e ekonomisë dhe modelit shoqëror.

“Ne kemi nevojë për një instrument të përbashkët borxhi. Ne duhet ta njohim seriozitetin e situatës dhe nevojën për reagim të mëtejshëm për të forcuar ekonomitë tona sot. Kjo kërkon aktivizimin e të gjitha instrumenteve të nevojshme fiskale në mbështetje të përpjekjeve kombëtare për të garantuar solidaritetin financiar, veçanërisht në Eurozonë”-shkruajnë fillimisht liderët evropianë.

“Në veçanti, ne duhet të punojmë në një instrument të borxhit të përbashkët të lëshuar nga një institucion i BE-së për të mbledhur burime në treg në të njëjtat themele dhe për të mirën e të gjitha shteteve anëtare, duke garantuar kështu një financim të qendrueshëm dhe afatgjatë të politikave që synojnë luftimin e dëmit të shkaktuar nga kjo pandemi”-vijohet në letër.

“Ka mjaft arsye të vlefshme për ta mbështetur këtë propozim, pasi të gjithë jemi duke u përballur me një tronditje ekzogjene simetrike, për të cilën asnjë vend nuk është përgjegjës, por pasojat negative të të cilave peshojnë mbi të gjithë. Ky instrument i përbashkët i borxhit do të duhet të jetë i mjaftueshëm dhe afatgjatë në mënyrë që të jetë plotësisht efektiv dhe të shmangë rreziqet e rifinancimit tani dhe në të ardhmen”-përfundojnë liderët evropianë.

Lexo edhe :  “S'kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi“/ Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit

Fjala.al

 

Të fundit

Gjermania dënon planin e Trump për t’u larguar nga OBSH

Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach kritikoi planet e presidentit të ardhshëm të SHBA, Donald Trump për t’u tërhequr...

“21 Janari”, Berisha nuk tërhiqet/ Ish-kryeministri: Do të veproja njësoj edhe tani

Pa asnjë pendesë, për 4 viktimat e 21 janarit të 2011 që i pa të vrarë nga dritarja e tij në kryeministri, Sali Berisha...

Dosja ‘Metamorfoza’/ GJKKO nis gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit e të tjerë

Nis në GJKKO gjyqi për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë të marrë të pandehur në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’. Në gjyq kanë qenë...

Djali dy vjeçar i Paris Hilton dëshiron të bëhet zjarrfikës pas zjarreve në Kaliforni

Zjarret që “përfshinë” Kaliforninë dhe dogjën mijëra shtëpi, përfshirë atë të Paris Hilton, e ndihmuan djalin e saj të vogël të vendoste herët për orientimin e...

21 Janari, jeta nuk është rotacion

Nga Frrok Çupi Edhe këtë vit, pas 14, në bulevardin e Madh ku u derdh gjak, u shfaqen disa nga të njëjtat fytyra që kemi...

Lajme të tjera

Web TV