Shqipëri-Çeki, VAR bëhet “gazi i botës”/ Gjyqtarët anulojnë padrejtësisht golin e Mujës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme (e enjte), Kombëtarja e Shqipërisë mundi Çekinë me rezultatIN 3-0 dhe fitorja në stadiumin “Air Albania” mund të ishte edhe më thellë po të mos ishte marrëzia e gjyqtarëve në sallën e VAR-it.

Kuqezinjtë kryesonin 3-0 falë një goli të Jasir Asanit dhe dy golave ​​të Taulant Seferit, por në minutën e 82-të, Arbnor Muja i shpëtoi mbrojtjes çeke dhe shënoi për 4-0.

Megjithatë, goli i sulmuesit anësor u anulua pas ndërhyrjes së gjyqtarëve nga dhoma e VAR-it, për shkak të pretendimit për pozicion jashtë loje.

Tashmë në përsëritje ishte e qartë se goli ishte plotësisht i rregullt, por gjyqtari kryesor i VAR-it, Rob Dieperink, doli në përfundimin se ishte jashtë loje pasi u hodhën linjat e famshme kuqeblu në fushë.

Gjyqtari kryesor Danny Makkelie respektoi vendimin e kolegut të tij nga dhoma e VAR-it, por tashmë e gjithë bota po qesh me gjyqtarët holandezë.

Vijat e mbrojtësit më të afërt të Çekisë me portierin e tyre dhe Mujës nuk janë tërhequr paralelisht me qendrën, por në mënyrë diagonale, gjë që shihet qartë me sy të lirë.

Është e kuptueshme që gabime të tilla grafike, edhe pse vërtet të rralla, mund të ndodhin, por pyetja është se si Dieperink nuk e vuri re gabimin e dukshëm, aq më tepër që gjithçka ndodhi pranë vijës qendrore dhe ai mund të shihte qartë se vija e pozitës jashtë loje nuk ishte paralele me të.

Fatmirësisht për ekipin kombëtar shqiptarë, ky gol nuk pati ndikim asgjë në fund, sepse fituan thellë dhe janë pothuajse të sigurt që do të marrin pjesë në Euro 2024, që organizohet në vitin e ardhshëm në Gjermani./I.S

Të fundit

A është Korça shembulli i një zhvillimi të menduar?

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, kur Niko Peleshi sapo ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Korçës, pata rastin...

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Olivia Rodrigo në Glastonbury, plot vrer dhe shkëlqim

Nga Alexis Petridis Përformanca e parë e Olivia Rodrigo në Glastonbury në vitin 2022 tashmë është bërë pjesë e legjendave të vogla të festivalit. Në...

Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku merr pjesë edhe komisionerja...

Luks i shfrenuar, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Një dasmë luksoze në Çeçeni ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për martesën e Adam Kadyrov, djalit 17-vjeçar...

Lajme të tjera

Web TV