Çudira nga Tirana/ Mbajtën peng një 46-vjeçare dhe e kërcënuan, arrestohen dy gratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy gra janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Bëhet me dije nga burime zyrtare se dy gratë kanë marr peng në makinën e tyre dhe kanë kërcënuar një tjetër, 46 vjeçe.

Siç theksohet, e gjithe ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftim:

I hoqën lirinë një shtetaseje dhe e kanosën atë, për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autoret e dyshuara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit të marrë se dy shtetase, kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 46-vjeçare, si dhe e kishin kanosur atë për motive të dobëta, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autoreve të kësaj ngjarje, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autoret e dyshuara, shtetaset A. Q., 40 vjeçe, banuese në Kamëz, dhe E. L., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, më datë 12.10.2023, në rrugën “Egnatia”, kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe kanë kanosur një 46-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./  S.M

Të fundit

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla absurditeti saqë të lënë me...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV