E frikshme/Gazetarit të TCH i drejtohet arma për ta vrarë në Izrael: Jemi me fat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artur Bibes, gazetarit të Top Channel që po ndjek zhvillimet e ushtarëve izraelite në kufi me Gazën, sot iu rrezikua jeta në vijën e parë të frontit të luftës.

Siç tregoi ai së bashku me kameramanin dhe një gazetar tjetër të cilët kishin hyrë gabimisht në vijën e frontit të parë, u shënjestruan nga ushtarët e Izraelit, që ishin gati të qëllonin.

Për fatin e tyre të mirë, në momentin e fundit para se të shkrepnin këmbëzën e armeve, ata dalluan në jelek shkrimin e gazetarit. Sipas deklaratës së Bibes, ushtarët i shtrinë në tokë, i morën telefonat dhe pajisjet e tyre dhe pasi e verifikuan që ishin gazetarë, i lanë të lirë.

Gazetari tregon se fjalët e ushtarëve ishin këto: E para jeni të çmendur, e dyta jeni shumë me fat sepse edhe mund të kishit vdekur”.

Bibe edhe pse në momente frike dhe paniku, ka arritur që të filmojë momentin, kur janë ndaluar nga një tank me ushtarë izraelitë që i kishin drejtuar armët, duke menduar se janë armiku. Në video Bibe dëgjohet gjatë gjithë kohës duke thënë se janë gazetarë./  S.M

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV