Aksione në Banjskë, Policia e Kosovës gjen armatim gjatë bastisjes në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer kontrolle në shtatë lokacione në veri të vendit që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023, ku janë gjendur armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake.

Në njoftim thuhet se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Gjatë këtyre kontrolleve, në një bodrum në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.

Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes.

Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

-87 copë eksploziv të tipit TM 1003

-granata hedhës dore (zola)

-1 armë automatike AK-47

-1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD

-14 karikatorë

-Municion të kalibrave të ndryshëm

-63 detonatorë elektrik

-23 detonatorë mekanik

-1 orë për aktivizim

-1 granatë dore M79

-3 tuba fitila ndezës

-Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj./I.S