Mbrëmje poetike, kujtohet 112 vjetori i lindjes së Migjenit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 112 vjetorin e lindjes së tij është përkujtuar me një mbrëmje të veçantë poetike dedikuar jetës dhe krijimtarisë së  tij, poeti dhe prozatori i madh i letërsisë moderne shqipe të shek. XX Millosh Gjergj Nikolla, i njohur si Migjeni.

112 vjetori i lindjes së gjeniut të Letrave shqipe, Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni është përkujtuar me një mbrëmje të veçantë poetike dedikuar jetës dhe veprës së poetit të letërsisë moderne të shek XX.

Dokumentari mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit të madh të viteve ’30 i la radhën më pas interpretimit të pjesëve të krijimtarisë së poetit nga artistë të ftuar të si Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa etj.

Ndër mysafirët e veçantë të mbrëmjes ishte dhe mbesa e poetit Angjelina Luarasi Ceka, por edhe studiues, akademikë të cilët vlerësuan lart veprën dhe kontributin e poetit për sa kohë ai jetoi.

“Ai hapi një rrugë dhe një shteg, ku letërsia shqipe mund të shkruhej ndryshe vetëtitëse, magjepsëse, por edhe e mprehtë. Ai ndihmoi që ajo të kërkonte më thellë në të vërtetën e shpirtit të njeriut”, tha Diana Çuli, shkrimtare.

“Kjo vepër kaq e vogël ka gjeneruar një letërsi ose metaletërsi shumë të madhe,  shkrime kritike, letërsi, ese, monografi tekste shkollore të të gjithë niveleve përmes së cilës, vepra e Migjenit ka gjeneruar vetveten, si asnjë vepër tjetër e letërsisë shqipe”, u shpreh Bashkim Kërçuku, pedagog studiues.

I ndarë nga jeta në gusht të vitit 1938 Migjeni ishte ndër të rrallët shkrimtarë të kohës, që la pas veprat “Vargjet e lira” ,“Novelat e qytetit të veriut” përmbledhje e prozave, të botuara pas vdekjes./I.S

Të fundit

Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Një ndër fenomenet e Big Brother VIP Kosova dhe Albania ku këtë të fundit e fitoi Gjesti është parë...

Arrestohen dy persona/ Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, në Tiranë

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet,...

“Rijetëzim” i rezidencave qeveritare, mes tyre dhe ish-vila e Enver Hoxhës në Vlorë

“Hospitality Albania”, shtatë finalistët e fazës II prezantojnë përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare në vend. Më konkretisht,...

Kur luksi bllokon qytetin, banorët e Venecias kundër dasmës së Jeff Bezos!

Dasma e miliarderit Jeff Bezos me Lauren Sanchez, e planifikuar më 24 qershor në ishullin San Giorgio Maggiore në Venecia ka shkaktuar reagime të...

Si u futën 1 mijë e 100 kg eksploziv për të hedhur në erë urën në Krime

Ura e Kerçit, tashmë shënjestër e pushtimeve nga Kievi në vitet 2022 dhe 2023, lidh Krimenë me Rusinë. Dinamika është ende e pasigurt, por...

Lajme të tjera

Web TV