Granit Xhaka “rrit” ekonominë e Leverkusen, fanella e tij më e shitura në klub

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asnjë fanellë e Leverkusenit nuk është shitur më shumë se ajo e Granit Xhakës.

Xhaka e ka filluar në mënyrën më të mirë jetën e re në Gjermani.
Një vështrim në shifrat e shitjeve të fanellave të Leverkusen tani tregon se kapiteni i Zvicrës po bëhet lojtari i preferuari i tifozëve.

Një listë e “ZDF Sportstudio” ka renditur se cila fanellë e secilit ekip të Bundesligës është shitur më shumë deri tani. Te Leverkuseni, fanella e Granit Xhakës me numrin 34 është më e shitura.

Kjo do të thotë se fanella e Xhakës është më popullore se ajo e sulmuesit Victor Boniface, mega nënshkrimi tjetër i Bayer Leverkusen, i cili tashmë ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshjet e para.

Ndërsa, te skuadrat e tjera fanella e Harry Kane është më e shitura, te Bayerni, Xavi Simons është shumë i popullarizuar në RB Leipzig, kurse bluza e Leonardo Bonucci tek Union Berlin është më e kërkuara.

Vetëm te Borussia Dortmund në krye është një fytyrë e njohur, Marco Reus./I.S

Të fundit

Çmimet “Brat”! Charli XCX fiton 5 Brit Awards për albumin që pushtoi shpirtin e kohës

Artisti i kërcimit pop merr çmimet e albumit dhe artistit të vitit, ndërsa Ezra Collective largon emra të mëdhenj...

Vota e diasporës/ Ja kur nis dërgimi i fletëve të votimit tek zgjedhësit nga jashtë

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje a i përket vijimit të procesit për votën e diasporës, në një kohë kur ka përfunduar...

Starmer në maksimumin e tij, por duhet të pranojë se s’ka kthim prapa me SHBA-në e Trump

Presidenti ka vetëm katër vjet derisa një pasardhës të marrë frenat, por qasja e re që ai ka krijuar – përjashtimore, izolacioniste – ka...

Përfshihet nga flakët një byrektore në Pogradec, shkak rrjedhja e gazit

Ditën e sotme është përfshirë nga flakët një byrektore në vendin e quajtur Agjencia në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake mësohet se si pasojë e rrjedhjes...

Kur duhet të nxirrni çadrat? E zbulon meteorologia Tanja Porja: Ja kur nis shiu!

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar sesi do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja tha se nga dita e nesërme pritet të...

Lajme të tjera

Web TV