Von der Leyen/ Hapja e degës së kolegjit të Bryzhit: Të përqendrohemi te studentët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka folur në konferencën e realizuar me rastin e hapjes së një dege të re në Tiranë të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit.

Ndër të tjera, ajo e konsideroi këtë ide të mrekullueshme, duke theksuar se duhet të përqendrohemi te studentët.

Sakaq, Von der Leyen zbuloi se do të jenë 31 studentë në kolegj dhe do të jepen 15 bursa.

“E mbaj mend shumë mirë i dashur Edi kur ishit ju ai që lançuat vjet idenë e mrekullueshme për të pasur një degë të Europës këtu në Tiranë, në kryeqytetin tuaj të mrekullueshëm. Ishit ju që e patët këtë ide dhe e mbaj mend kur folëm dhe vizionit e përcollët shumë mirë. Edhe a ka mënyrë më të mirë për t’u përgatitur se kjo ku Ballkani Perëndimor është në BE? Sesa kjo këtu për të edukuar brezin e ardhshëm. Kështu ne filluam punën, qeveria juaj, KE dhe Kolegji Europës. Ne folëm me kolegjin dhe rektoren fantastike Federika Mogherini. Edhe një vit më pas ja ku jemi, duke krijuar themelet e Kolegjit. Ne nesër do të hapim degën e kolegjit, prandaj të përqendrohemi te ata që do t’i japin jetë kolegjit që janë studentët. Për këtë arsye ishte vërtetë kënaqësi e veçantë për mua të çelnim vitin 2024-2025 të studimeve”, tha ajo./I.S

Të fundit

Miratohet në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për sigurimet shoqërore. Shqipëria ka nënshkruar një...

Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë…

Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një...

Protestat në Los Angeles, Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin...

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. Lidhur...

“Prokuroria po heton atë që nxori videon, por jo atë që duhet ta ruante”

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të...

Lajme të tjera

Web TV