Samiti i Berlinit ‘blindon’ Tiranën/ Mbi 2 mijë efektivë në terren, ja rrugët e bllokuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit dhe për mbarëvajtjen e këtij Samiti janë angazhuar më shumë se 2 mijë efektivë policie.

Për samitin gjithashtu janë bllokuar disa rrugë duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme.

Dy ditë më parë policia publikoi hartën e bllokimeve që nis që nga Rinasi e deri në brendësi të qytetit.

Perimetri i sigurisë nis nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza ndërsa do të jenë 1604 efektivë dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës të angazhuar për këtë event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Rrugët e bllokuara:

Samiti i Procesit të Berlinit ‘blindon’ Tiranën, mbi 2

Për garantimin e sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, është parashikuar ky perimetër sigurie:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”;

-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Rruga “Papa Gjon Pali II”, “ETC-RTSH-Stadium”;

-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”;

-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”;

-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;

-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;

-Rruga “Ukraina e lirë”.

Në këto akse rrugore, duke filluar ora 20:00 e datës 15 tetor deri në përfundim të Samitit, më datë 16 tetor, në orën 20:00, do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, por do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë rezidentë në ambiente banimi brenda perimetrit të sigurisë.

Lexo edhe :  Gramshi nën “pushtetin” e flakëve, kreu i Urgjencës Kombëtare: 6 banorë në spital

Të gjitha bizneset private që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë, ditën e hënë do të jenë të mbyllura.

Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, nuk do të lejohet as lëvizja me këmbë, e qytetarëve.

Ndalim të qarkullimit të automjeteve, më datë 16 tetor, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, dhe nga ora 15:30 deri në orën 20:00, do të ketë në akset rrugore:

Rinas – Mbikalimi i Kasharit – autostrada “Durrës – Tiranë” – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – rrethrrotullimi i Saukut – rrethrrotullimi pranë Akademisë së Sigurisë – Pallati i Brigadave – rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”;
Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri te Rruga e Elbasanit (ky ndalim vlen për të gjitha llojet e mjeteve);
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri te sheshi “Nënë Tereza”;
E gjithë rruga “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”./  S.M

Të fundit

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie...

Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet “Rasta”

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një masakër të ndodhur të dielën në mëngjes në provincën veriperëndimore të Ekuadorit, Santo Domingo de...

Kryediplomati gjerman në Azi, Berlini kritika Kinës për Tajvanin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi të dielën atë që e quajti “sjellje agresive” të Kinës në Ngushticën e Tajvanit përpara një udhëtimi në...

‘Ndjellësi i fatkeqësive’ që i ngre topin për ‘fitore të rreme’ Edi Ramës

Një video dhe foto që kisha postuar dje nga pasojat e zjarreve në Delvinë në një reportazh, ishte ripostuar sot nga Sali Berisha, i cili...

Kontrolle të imtësishme në aeroport, londinezi sjell mijëra paund të padeklaruara

Kontrolle të detajuara të pasagjerëve të fluturimit Londër-Prishtinë janë kryer në aeroportin e kryeqytetit në Kosovë. Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka vazhduar...

Lajme të tjera

Web TV