Samiti i Berlinit në Tiranë/ Inagurohet Kolegji Europian, do të presë 31 studentë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur në Tiranë, ceremonia për inagurimin e Kolegjit të Europës, që ka pikërisht Piramidën e Tiranës si qendër të tij, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Rektorja Kolegjit të Europës, Federika Mogherini, teksa mbajti fjalën e saj, deklaroi se aktivitetet në këtë kolegj do të nisin vitin e ardhshëm.

“Po inagurojmë sot në Tiranën e bukur, në këtë vendndodhje të mrekullueshme, zyrën e parë të Kolegjit të Europës këtu në Tiranë, që do të udhëheqë rrugën për ngritjen e degës sonë, që do të nisë aktivitetet shtatorin e ardhshëm 2024-2025. Për mua është vërtet nder, jam shumë krenare, e shihni buzëqeshjen time, është buzëqeshje e mirëfilltë. Do të doja së pari të falenderoja të gjithë ata që e bënë të mundur një gjë të tillë, pikë së pari, miqtë, partnerët tanë shqiptarë, Edin, të gjithë qeverinë, kryetarin e Bashkisë, të gjithë miqtë që për pak muaj bënë të gjithë këtë gjë dhe atë që do të vijë. Do doja të falenderoja pa masë institucionet evropiane, Ursulën, shtetet anëtare. E gjitha kjo nisi më pak se një vit më parë, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor këtu në Tiranë. “, theksoi gjatë fjalës së saj, rektorja e Kolegjit të Europës, Federika Mogherini.

Më herët gjatë ditës së sotme, Mogherini dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nënshkruan marrëveshjen për të parin kampus jashtë Bashkimit Europian, duke i hapur dyert njëkohësisht arsimimit të nivelit botëror për studentët shqiptarë. Veliaj nënvizoi se sot Piramida është transformuar në një nga pronat më të vlerësuara në Tiranë./I.S

Të fundit

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Lajme të tjera

Web TV