Pele: Ronaldo më i miri në botë, unë më i miri në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Legjenda braziliane, Pele thotë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, dhe se ai është lojtari më i madh në histori.

Në një intervistë për Pilhado, legjenda braziliane theksoi se Ronaldo është lojtari më i mirë në botë aktualisht.

“Lojtari më i mirë në botë sot është Cristiano Ronaldo”, tha Pele.

“Mendoj se ai është më i miri për shkak të vazhdimësisë në fushë, por të mos harrojmë për Lionel Messin, natyrisht, ama ai nuk është sulmues”, shtoi Pele.

Ai më pas u pyet se cili futbollist do të jetë më i miri në histori të futbollit.

“Kjo është një pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Nuk bën ta harrojmë Zicon, Ronaldinhon dhe Ronaldon. Në Evropë Franz Beckenbauerin dhe Johan Cruyffin”, theksoi ai.

“Nuk është faji im por mendoj se Pele ka qenë më i mirë se të gjithë këta”, përfundoi ai.

Nuk është befasi që Pele nuk e përfshiu fare në listën e tij Diego Maradonën, duke e ditur rivalitetin mes tyre gjatë viteve.

Të fundit

Spanjë, rrëzohet avioni privat, policia nis kërkimim për dy persona

Autoritetet spanjolle po vazhdojnë prej morësh kërkimet për dy pasagjerët e një avioni të lehtë me dy vende, i...

Politikani dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij

Një gjykatë në shtetin Karnataka të Indisë ka dënuar me burgim të përjetshëm politikanin 34-vjeçar Prajwal Revanna, i cili u shpall fajtor për përdhunimin...

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të policisë u është gjetur lëndë...

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte një sfidë e rëndësishme për...

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum. Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15...

Lajme të tjera

Web TV