Presioni i Francës/ Juristi: Macron e quajti Kurtin “besëprerë”, ishte shumë e rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu analizoi deklaratën e presidentit, Emmanuel Macron në Shqipëri i cili kërcënoi se do të pezullojë vizat për Kosovën dhe Serbinë.

Në një intervistë për emisionin “Now”, ishte shumë e rëndë që ai e quajti Albin Kurtin besëprerë. Presidenti francez u shpreh se as Kosova, as Serbia nuk po mbanin fjalën dhe kjo do t’i detyronte edhe ata mos ta mbanin fjalën e tyre.

Mospartneriteti serioz i Albin Kurtit po i jep mundësi Vuçiçit të forcojë pozitat e veta politike brenda Beogradit dhe më gjerë te serbët në Ballkan, por edhe te kundërshtarët e perëndimit.

Pra, sot Vuçiçi ishte në Pekin dhe ishte sot me kreun e Pekinit dhe të Moskës. Nga ana tjetër ne duhet të kuptojmë një gjë, që Perëndimi nuk do të heqë dorë nga Serbia, sepse e ka të domosdoshme të përdorë të gjitha mjetet për ta shkëputur Serbinë, e cila gjeografikisht është në Europë, nga Rusia, dhe do përdorë të gjitha mjetet.

Në taktikat e saj nuk duhet të ketë pengesë Prishtinën, të cilën e ka krijesën e vet”, u shpreh Spahiu./  S.M

Të fundit

Artan Shkeli tregon takimin e fundit me Lamen para se të nisej për në spital

Akritekti dhe një ndër miqtë më të mirë të Tan Lames, Artan Shkreli ka zbuluar takimin e fundit me...

Bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Rinas, ku një fëmijë 2-vjeçar, holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i...

Shoferi nuk u hapi telefonin, zbardhen përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit

Zbardhen detaje nga përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit të cilët komunikojnë për një ngarkesë droge dhe vështirësinë për të komunikuar me shoferin...

Rezervat e arit për rendin e ri financiar, SHBA po vepron në heshtje

Ari mbetet simbol i pasurisë, fuqisë dhe stabilitetit, ndërsa SHBA kryeson bindshëm listën globale të rezervave të këtij metali të çmuar. Sipas Këshillit Botëror...

“Urime, Igli!” Presidenti Armand Duka “zyrtarizon” Taren te Milani

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka uruar publikisht Igli Taren për pozicionin e tij të ri si drejtor sportiv i Milanit. Me një postim...

Lajme të tjera

Web TV