Rrëfimi i frikshëm i studentes me koronavirus: Humba dëgjimin dhe nuhatjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studente amerikane e quajtur Julia Buskale e cila është infektuar me koronavirus, ka treguar përvojën e saj të tmerrshme, ku humbi përkohësisht nuhatjen dhe dëgjimin. Madje, ajo tregon se nuk arrinte të dallonte shijen e ushqimit.

Studentja rrëfen se në muajin janar ishte zhvendosur në Firence të Italisë, ndërsa u rikthye në fillim të shkurtit në SHBA ku edhe kreu testin i cili rezultoi pozitiv.

Studentja amerikane thotë se fund të janarit ishte ndjerë keq, ndërsa po qëndronte në Itali. Kishte dhimbje të mëdha në kokë, fyt dhe kishte ethe.

Ajo kishte marrë ilaçe kundër dhimbjeve dhe deri vonë nuk është ngritur nga shtrati. Mjekët i thanë se kishte vetëm ftohje. Ndërsa me kalimin e kohës ajo po humbiste edhe dëgjimin, shijen dhe nuhatjen.

Julia u rikthye në SHBA më 2 shkurt ku kaloi tetë ditë në vetizolim dhe nuk pati asnjë nga simptomat e lartpërmendura. Por më 12 shkurt ajo rezultoi sërish pozitive me koronavirus.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV