Dafina flet për arsyen pse ka ‘shpërthyer’ në rrjete sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dafina Zeqiri vendosi të hapë një broadcast channel – një kanal në Instagram që të jep mundësinë për të komunikuar me një mori njerëzish mbi biseda të caktuara – ku ndau disa mendime me fansat e saj.

“Nëse dikush që e ndiqni në Instagram, nuk ju respekton live, në prapaskenë, në aeroport, në mesazhe në Instagram, me provokime ose çfarëdo qoftë, a e bëni unfollow? Nëse jo, pse e mbani në Instagram?” pyeti ajo në grupin e titulluar “Drama”.

“A mendon që duhesh t’i arsyetosh njerëzve pse e ke bërë unfollow? Edhe pse je fytyrë publike? Ka gjëra që nuk shfaqen publikisht, se ti prapë e mban private!” shtoi më tej.

Dafina e kanalizoi diskutimin si një temë e përgjithshme, ndonëse kushdo mund të mendojë që ajo mund të jetë duke iu referuar dramave të fundit ku hoqi nga Instagrami Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën, Beatrix Ramosajn, ish-të dashurin DJ Geek.

Përsa u përket reagimeve në rrjete sociale (ndoshta i referohet atyre kundrejt Sarës dhe Ledrit), Dafina u shpreh përmes një mesazhi audio:

“Mos harroni që ne që jemi figura publike, tani po flas për veten time. Kur kthehem në shtëpi, kur vij të fle, kam dhe unë hallet e mia, kam nënën pa qejf, e kam të sëmurë, kam mendime për gjëra të tjera edhe është shumë vështirë ndonjëherë të mos reagosh kur ndodhin këto gjëra, sidomos publikisht, për të cilat ti e di që nuk janë të vërteta. Ti e di se çfarë qëndron mbrapa asaj, çfarëdoqoftë, dhe është goxha e vështirë të përmbahesh dhe të mos reagosh.”
“Ti shpërthen nga brenda sepse do doje që t’i tregoje të gjithëve të vërtetën, por në fund të fundit kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë mendojnë çfarë të duan dhe kanë të drejtë të mendojnë çfarë të duan. E vërteta del kurdo, janë gjëra që vihen re me kalimin e kohës,” shtoi Dafi.

Lexo edhe :  Shqiptare apo greke? Mami Rebeka tregon si e do nusen për Laertin

Por, tani ajo do ta përqendrojë energjinë e saj vetëm te muzika. “Kështu që kam vendosur që t’ia lë kohës dhe të vazhdoj rrugëtimin tim…me gjërat që di të bëj më mirë dhe kjo është muzika,” përfundoi këngëtarja./E.Ç

Të fundit

A do tërhiqet PD nga kontrata e lobimit 6 milionë USD? Ja si përgjigjet Berisha

Teksa foli për atë që e quajti “farsë zgjedhore”, kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse...

U vra teksa ishte live në TikTok, Valeria Márquez u tradhtua nga shoqja e ngushtë?

Vrasja brutale e influencueses meksikane, Valeria Márquez, gjatë një transmetimi live në TikTok më 13 maj në sallonin e saj të bukurisë në Zapopan,...

Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV!Ndodhet në Çikago, në ankand për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje...

‘Humbësit’ nga PS tërheqin kërkesën për pamjet filmike nga KQZ, Gjylameti nuk heq dorë

Kandidatet për deputete Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre për të marrë pamjet filmike nga KQZ për numërimin e votave. Burime...

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë! Një përmbysje e parimeve themelore të demokracisë

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ndaj mënyrës së zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit, duke deklaruar se procesi zgjedhor ka...

Lajme të tjera

Web TV