“Ju të merrni edhe jetën”/ Deputeti i PS përplaset me Nokën: E bëre baltë fare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist Petro Koçi, i ftuar në studion e News24 ka komentuar veprimin e deputetëve të opozitës të cilët nuk lejuan zhvillimin e seancës plenare.

Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë nga ambientet e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përfshirë në një debat me Koçin.

Dy deputetët janë përplasur me Koçin që ka deklaruar se shqetësimi i Nokës është legjitim për përfaqësimin në Komisonin e Reformës Zgjedhore, por sipas tij kjo është një çështje që duhet zgjidhur nga gjykatat.

Gjatë diskutimit Noka i është drejtuar Koçit kur ky i fundit i tha se po i bllkon fjalën, se përfaqësuesit e mazhorancës “të marrin edhe jetën” dhe se këtë të fundit e kanë “me pikëpyetje”.

Pas ndërprerjeve dhe debatit Koçi i është kundërpërgjigjur Nokës duke i thënë se “e bëre baltë fare” dhe i ka sugjeruar të bëjë një intervistë më vete për të folur.

Pjesë nga debati:

Noka: Grupi parlamentar i PD zyrtarisht ka paraqitur listën për komisionin e reformës zgjedhore. Ju njihni një nga pengjet tuaja si përfaqësues tonin. Bashkë me kryetarin tuaj ka bërë pazarin. A mund të përfaqësojë një njeri që ju e keni peng.

Koçi: Shqetësimin që ngre Noka e quaj legjitim, por përgjigjen nuk ta jep kryesia e kuvendit, por gjykata se kush është përfaqësuesi i PD-së.

Noka: Kë njeh regjimi yt si kryetar të grupit parlamentar? Gaz Bardhi është zyrtarisht kryetari. Të gjithë deputetët njihen në listën zyrtare.

Koçi: Grupi që përfaqëson Noka është shumicë, por kanë një problem.

Noka: Shteti yt njeh Gazment Bardhin kryetar grupi. Opozita ka të drejtë të caktojë bashkëkryetarin, jo të na i caktojë Edi Rama.

Koçi: Na akuzoni se ju marrim fjalën, por ti po më bllokon mua fjalën.

Lexo edhe :  Rama publikon videon nga Thethi: Pas operacionit nga... kanceri

Noka: Shyqyr që na hap Neës24 se të jeni ju të merrni edhe jetën, e keni me pikëpyetje edhe atë. Ke emëruar atë që ti do të quash opozitë. Këtu ka hendek.

Koçi: Ta mbarojmë se nuk do rrimë gjithë ditën me zotin Noka. Nuk do e zgjidhni kurrë problemin nëse fajësoni Edi Ramën për atë që ju ndodh. Bëj një intervistë më vete dhe fol më mirë./E.T

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV