A është supa ushqimi i duhur që duhet të hani kur jeni me grip?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Supa është ushqimi i preferuar për shumë njerëz, madje ajo mund t’ju kujtojë ushqimin që gjyshja ju ka dhënë kur sëmureshit në fëmijëri.

Edhe pse konsiderohet si një ushqimi i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet nga lloji i supës.
Në disa raste, disa lloje supe mund të përkeqësojnë simptomat tuaja, për këtë arsye ju njohim më poshtë me llojet e supës që duhet të shmangni për shqetësime të caktuara. Supa mund të jetë e mirë kur keni temperaturë, sepse mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar.

Kjo është një mënyrë për të marrë lëngjet që ju nevojiten, veçanërisht nëse keni diarre ose jeni në rrezik për dehidrim. Lëngu i ngrohtë i supës mund ta mbajë fytin tuaj të lagësht dhe të lehtësojë dhimbjen nëse ethet tuaja janë shkaktuar nga një infeksion i fytit ose nga ftohja e zakonshme.
Gjyshet betohen për vetitë shëruese të supës së pulës. Jo vetëm që redukton inflamacionin e fytit, por avulli mund të lehtësojë bllokimin e hundëve. Supa e pulës e bërë me lëngun e kockave të pulës, përmban minerale dhe vitamina të rëndësishme, veçanërisht kur në të shtohen edhe perime si karotat, hudhrat dhe qepët.
Edhe pse nuk është vërtetuar se shëron ftohjen e zakonshme ose ndonjë sëmundje tjetër, konsumi nuk do t’ju dëmtojë dhe ju do të korrni përfitimet e hidratimit.

Rastet kur nuk duhet të konsumoni këto lloje supash

Nëse ethet janë shkaktuar nga një virus i stomakut dhe jeni duke përjetuar të vjella dhe diarre, qëndroni larg supave me bazë qumështi. Produktet e qumështit mund të përkeqësojnë diarrenë dhe këto supa nuk bëjnë përjashtim.
Nëse keni temperaturë të lartë dhe nuk keni oreks, ose nëse keni dhimbje të forta fyti, skuqje të pashpjegueshme ose të vjella të vazhdueshme së bashku me temperaturë, është mirë të konsultoheni me një mjek.
Supat që janë pikante ose me bazë domatesh mund të përkeqësojnë dhimbjen e fytit, kështu që nëse temperatura juaj shoqërohet me gërvishtje të fytit, shmangni këta irritues të mundshëm./E.Ç

Të fundit

Spitali i Tropojës pa mjekë, qytetarët: Shkojmë në Gjakovë për shërbimet bazë

Në qytetin verior të Shqipërisë, Tropojë, ka mungesë të theksuar të mjekëve specialistë duke e shndërruar spitalin e Bajram...

“Mbylle gojën dhe hetohu”/ Kokalari sulmon Malltezin: Ti dhe familja jeni arsyeja…

Edhe pse prej më shumë se një viti është në arrest shtëpie, për shkak se akuzohet për dosjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi ndjek me vëmëndje...

Aulon Kalaja: KQZ pranoi të më japë pamjet filmike të numërimit të votave

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, i cili nuk arriti ta fitonte dot mandatin pas përfundimit të numërimit të...

Ngjela: Situata penale e Berishës po rëndohet çdo ditë e më shumë!

Situata penale e Sali Berishës rëndohet nga dita në ditë, ku pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 11 majit, me rezultatin më të...

Humbja shqiptare e LaCivitas dhe fryma botërore anti-Trump

Nga Skënder Minxhozi Orët e para të të hënës kanë sjellë turma të mëdha entuziaste në rrugët e Bukureshtit me flamuj rumunë dhe ato të...

Lajme të tjera

Web TV