Hoteli më i mirë në botë ndodhet afër vendit tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një ceremoni të mbajtur në Londër, hoteli Passalacqua, i vendosur në liqenin e Komos, në Itali, u shpall hoteli më i mirë në botë.

Hoteli më i mirë në botë u ndërtua nga Papa dhe frekuentohej nga kompozitorët më të njohur italianë.

Napoleon Bonaparte dhe Winston Churchill kaluan nëpër korridoret e tij. Mund të thuhet se Hoteli Passalacqua, edhe kur nuk ishte hotel, ishte gjithmonë i destinuar për “gjëra të mëdha”.

Pra, nuk është çudi që në përzgjedhjen për hotelin më të mirë të mbajtur në Londër më 19 shtator, në listën e 50 hoteleve më të mira në botë, doli në vendin e parë, shkruan CNN.

Juria e përbërë nga ekspertë ekonomikë vendosi për këtë pallat me 24 apartamente dhe jo për një nga zinxhirët e famshëm të hoteleve luksoze.

Passalacqua hapi dyert e tij në vitin 2022 pas një restaurimi tre-vjeçar. Për pronarët, familja vendase De Santis, kjo nuk është përvoja e tyre e parë në “industrinë e hoteleve luksoze”, ata gjithashtu zotërojnë Grand Hotel Tremezzo gjithashtu në Como, i famshëm për pishinën e tij që ndodhet në liqen. Pronarët Antonella Malone dhe Paolo De Santis i besuan vajzës së tyre Valentina De Santis për të hapur këtë pronë. Ishte Valentina ajo që ishte përgjegjëse për rikthimin e kësaj godine në shkëlqimin e dikurshëm./E.Ç

Të fundit

Përplasje me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur...

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla (VIDEO)

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen para besimtarëve si një...

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës së Papa Leonit XIV

Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në shiritin e jashtëm, me mbishkrimin...

Inteligjenca Artificiale mund t’ju tregojë se sa shpejt po plakeni nga një foto

Një fotografi është e mjaftueshme për të zbuluar se sa i vjetër është në të vërtetë trupi ynë. Nuk po flasim për moshën kronologjike,...

Kush janë 10 burrat më të pasur në botë?

Revista Forbes harton një renditje të njerëzve më të pasur në botë, duke analizuar pasurinë e tyre , sektorët në të cilët veprojnë dhe inovacionet që kanë sjellë në ekonominë globale. Ja lista...

Lajme të tjera

Web TV