“Për paqen dhe lirinë”/ Shqiptarët sot në protestë në mbështetje të Palestinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konflikti ushtarak mes Izraelit dhe Palestinës ka prekur të gjithë botën, duke nxitur reagime të forta.

Edhe në vendin tonë shumë figura nga poltika, por edhe nga arti dhe kultura kanë reaguar duke kërkuar ndaljen e luftës, që po merr jetë nga të dyja palët.

Teksa në nisje të konfliktit, Shqipëria reagoi në mbrojtje të Izraelitëve pas masakrave të grupit militant të Hamasit, tahsmë pritet të organizohet një marshim në mbështetje të Palestinës, pas sulmeve dhe bllokimit që Izraeli i ka bërë Palestinezëve në Rripin e Gazës.

Sot do të zhvillohet një protestë në Tiranë, ku qytetarët do të mblidhen në sheshin ‘Skënderbej” në orën 16:30, me thirrjen “Për paqen dhe lirinë në Palestinë”.

Më shumë se 3,700 njerëz janë vrarë në Gaza, që prej 7 tetorit kur Hamasi sulmoi, duke vrarë më shumë se 1,400 njerëz.

Situata pritet të përshkallëzohet teksa, Izraeli ka kërcënuar dhe për një luftë tokësore. Gaza mbetet nën rrethim, me Izraelin që bllokon furnizimet me ujë, energji elektrike, ushqim dhe karburant përtej kufirit të tij, duke thelluar pasojat./  S.M

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV