Censi i popullsisë/ Gazetari: Lajm i mirë, grekëve nuk u dalin llogaritë me shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar pakënaqësitë që shprehu sot Vangjel Dule për mënyrën se si po bëhet censi i popullsisë. Hoxha shkruan se është lajm i mirë që Dules nuk i kanë dalë llogaritë e “grekëve” në cens.

Një lajm i mirë… Me duket se qirje Vangjelit, nuk i paskan dalë llogaritë e “grekëve” në census, nga Konispoli deri në Labëri…

Shqiptarët, ata që kanë mbetur pa ikur në jug të vendit, qenkan deklaruar me të vërtetë shqiptarë.

Nuk i paskan gënjyer dot, as me dhrahmitë dhe as me evrot e Eladhës.

Kur Shqipëria zvogëlohet çdo ditë prej emigracionit dhe braktisjes së vendit nga shqiptarët, nuk e kuptoj ku shpreson Vangjeli t’i shtohen “grekët” vorioepiriotë?

Isha para dy javësh andej nga zemra e Labërisë.

Më thanë, se nuk kishte me njerëz për të nxjerrë me dele në kullotë, e jo më të kishin tepruar labër, për t’i dhënë “borxh” Vangjelit si vorioepiriotë…

Ja dhe të parin e OMONIA-s, Fredi Bejlerin, nga Progonati e kanë, ç’kanë që ankohen??!!

Vetëm në regjistrofshin për “vorioepiriotë” çamët e Vlorës, çamët e Fierit dhe Rifat Sulejmanin e grupit Çam të Rrogozhinës, mbase ndryshon pak situata”-shkruan Hoxha.

Vangjel Dule u shpreh se u shpreh sot se censi po shkon drejt dështimit, pasi sipas tij janë kryer shkelje të rënda. Ai shtoi se qeveria duhet të ulet me pjesëtarët e pakicave dhe të konsultohet me qëllim që të vihen në vend padrejtësitë/   S.M

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV