I dha fund martesës 10-vjeçare, Kryeministrja e Italisë, lidhje dashurie me një deputet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të premten se ishte ndarë nga partneri i saj Andrea Giambruno, i cili punon si gazetar televiziv, e që javët e fundit është kritikuar për komente seksiste.

Muajin e kaluar zonja Meloni u tha gazetarëve se ajo nuk duhet të gjykohet për komentet e partnerit të saj dhe në të ardhmen nuk kishte ndërmend t’u përgjigjej pyetjeve lidhur me sjelljen e tij.

Ndarja vjen ndërsa kryeministrja 46-vjeçare feston vitin e saj të parë në detyrë, në krye të një qeverie koalicioni të krahut të djathtë, që mbrotjen e familjes tradicionale, e ka një nga shenjat dalluese të politikës së saj.

Së fundmi një portal i drejtuar nga personazhi i njohur i skupeve Fabrizio Corona ka shkruar se Meloni ka pasur një lidhje sekrete dashurie.

“Po sikur zemra e Giorgia Melonit të ishte e zënë tashmë? Një emër vjen nga Siçilia. Meloni ka disa kohë që është në një lidhje me Manlio Messina”, shkruan portali i ish-mbretit të paparacëve.

Por Manlio Messina, deputet i Fratelli d’Italia, mohoi lajmin. “Nga faqja e tij e internetit mësoj për një lidhje të supozuar timen me Giorgia Meloni, e cila sot njoftoi ndarjen nga partneri i saj Andrea Giambruno. E telefonova drejtpërdrejt vetë Corona-n, pasi e njoha prej shumë vitesh, dhe ai konfirmoi se lajmi është i rremë, por se i shërben vetëm për të rritur klikimet faqes së tij të re. Ky është Fabrizio Corona”, tha ai./e.t

Të fundit

Sondazhi i Barometrit: Tirana konfirmon preferencën e grave për Edi Ramën

Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri- Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e...

Keidi Bare i pafat, rikthehen problemet muskulare! Mesfushori humb sezonin

Rikthimi i Keidi Bares dukej shumë pranë deri para një jave, por mesfushori shqiptar është i pafat. Ai nuk është grumbulluar me Real Zaragozën...

“Non Grata” të reja nga Britania? Ambasadori britanik: Zgjedhjet e 11 majit…

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, la të hapur mundësinë e vijimit të procesit të shpalljes “non grata” nga autoritetet britanike për zyrtarë...

Çudirat e Partisë Demokratike, kandidati për deputet me kartelë nga Spitali Psikiatrik

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës se një kandidat për deputet i Aleancës për Shqipërinë Madhështorë ka pasur një kartelë në Spitalin Psikiatrik...

“Alibia e humbjes ka filluar”, Rama tallet për rezolutën e PD për zgjedhjet e 11 majit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në X lidhur me miratimin unanim që PPE bëri për rezolutën e propozuar nga...

Lajme të tjera

Web TV