Del video, ja momenti kur Jamarbër Malltezi arrestohet në aeroportin e Rinasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një natë më parë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) vendosi për arrestimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ortakut të tij Fatmir Bektashi dhe vendimin për detyrim paraqitje ndaj Berishës, për aferën me ish-klubin e Partizanit.

Malltezi u arrestua në Rinas teksa kishte dalë të priste gruan e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania.

Siç shihet edhe në video tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan Jamarbër Malltezit në zonën e jashtme të aeroportit, në pjesë e hyrjes kryesore, ku ndodhen dhe taksitë.

Në momentin e arrestimit Malltezi mbante në kokë kapelën e tij ekuadoriane.

Malltezi, Berisha dhe Bektashi akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion.

Në deklaratën e tij sot, SPAK-u tha se me ndihmën e Berishës dhe Bektashit, Malltezi përfitoi 672 976 832 lekë ose 5 420 345 euro, nga privazitimi i ish-kompleksit Partizani dhe ndërtimi i një blloku pallatesh në të./  S.M

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV