Cila është mosha e duhur kur duhet t’u blini një telefon fëmijëve?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur prindërit vendosin t’u blejnë fëmijëve celular, praktikisht u kanë dorëzuar atyre një burim informacioni të pafundëm, të rëndësishëm dhe të rrezikshëm, gjithmonë nëse nuk kontrollohet. Një vendim i tillë është i diskutueshëm pasi ende nuk është pranuar një moshë e caktuar për periudhën se kur fëmijët duhet të kenë telefonin e tyre personal.

Common Sense Media, një organizatë që promovon teknologjinë dhe median e sigurt për fëmijët, themeluar nga James Pearson Steyer, avokat i të drejtave civile, profesor dhe autor që bën vlerësime të ndryshme bazuar te mosha e fëmijëve, shkruan se nuk ka një moshë të duhur për t’u blerë fëmijëve një celular, por ka të tjerë faktorë të rëndësishëm.

Sommon Sense Media thekson se mosha nuk është aq e rëndësishme sa niveli i pjekurisë së fëmijës, aftësia për të ndjekur rregullat e shtëpisë dhe shkollës dhe ndjenja e përgjegjësisë.

“Blerja e një telefoni është një vendim shumë personal dhe individual, por shumë fëmijë fillojnë t’i kërkojnë (dhe t’i marrin) që në shkollën fillore. Ky lloj presioni nga bashkëmoshatarët e bën më të vështirë për prindërit që duan të vonojnë qasjen ndaj telefonit. Kur u dorëzoni fëmijëve celularët, po u jepni atyre mjete të fuqishme komunikimi dhe mediatike. Ata mund të krijojnë tekste, imazhe dhe video që mund të shpërndahen gjerësisht dhe të ngarkohen në faqet e internetit menjëherë. Prindërit me të vërtetë duhet të marrin parasysh nëse fëmijët e tyre janë të gatshëm të përdorin telefonët me përgjegjësi dhe respekt.”
Faktorët që duhen marrë në konsideratë janë:

1. A janë të përgjegjshëm? Pra, ju bëjnë të ditur kur largohen nga shtëpia? A shfaqen në orarin që thonë se do të vijnë? A i ndjekin rregullat e familjes dhe shkollës?

Lexo edhe :  Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

2. A priren të humbin gjëra?

3. A e kanë të nevojshme një celular?

4. A mendoni se do ta përdorin celularin me përgjegjësi? Për shembull, a do të dërgonin mesazhe gjatë orës së mësimit?

5. A janë dakord që të ketë një orar për të përdorur elularit? A janë dakord që të bisedoni për aplikacionet që do të shkarkojnë?

6. A janë dakord që të mos e mbajnë telefonin në dhomën e gjumit, pasi shtrihen për të fjetur në mbrëmje?

7. A do ta përdorin për qëllime të vlefshme dhe jo për të ngacmuar të tjerët?/E.Ç

Të fundit

Rama: Evropa duhet të shkurtojë burokracinë dhe ta bëjë kontinentin më fleksibël

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos ku edhe po mbahet Forumi Ekonomik Botëror. Gjatë fjalës së tij Rama u...

Nga 1 shkurti punonjësit e OSSH që lexojnë matësit e energjisë do gjurmohen!

Nga 1 shkurti, punonjësit e OSSH që merren me leximin e matësve të energjisë do të jenë të gjurmuar përmes një lokalizuesi të vendosur në aparatin...

Shkakton dëme të mëdha në bujqësi/ Miu i arave problem shqetësues për fermerët e Maliqit

Miu i arave është kthyer në një problem shqetësues për fermerët e Maliqit,pasi ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore. Kultura e mollës,jonxhia por...

Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare

Një pjesë e emisionit të CBS News Chicago mori kthesë tjetër pak ditë më parë. Kjo me inkuadrimin e gazetares së atij mediumi, e cila...

“Do mësoj, do luftoj!”- Çfarë i tha Melania, Trump-it gjatë vallëzimit!

Presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, morën të gjithë vëmendjen me vallëzimin e tyre në ballon pas ceremonisë së inaugurimit të tij. Ashtu...

Lajme të tjera

Web TV