“Sulm politik ndaj meje dhe Berishës”/ Malltezi reagon për herë të parë pas arrestimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e së shtunës policia me urdhër të SPAK ndaloi në aeroportin e Rinasit dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.

Sipas SPAK, ky arrestim erdhi pasi mbi të rëndojnë akuzat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Megjithatë duket se Malltezi ka hedhur poshtë këto akuza dhe nëpërmjet avokatëve të tij shprehet se bëhet fjalë për një sulm politik ndaj tij si dhe Sali Berishës nga ana e qeverisë.

Dy avokatët që e kanë kontaktuar në bllokun e sigurisë, ku ky i fundit ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se është sulm politikisht ndaj tij dhe zotit Berisha.

Malltezi, thuhet në dosjen e SPAK, ka përfituar 5.6 milionë euro. Qëndrimi i tij do të duhet të shihet, pasi ai nuk është pyetur më herët nga SPAK.

Ky ishte një tjetër argument që përdori Berisha, se Malltezi nuk ishte marrë kurrë në pyetje nga SPAK. SPAK ka çelur një hetim penal sa i përket pasurisë së Berishës dhe personave të lidhur me të./   S.M

Të fundit

Calhanoglu i bën presion Interit, ka një plan konkret dhe do largimin

Interi vazhdon të përballet me çështjen e Hakan Çalhanoglu, i cili është gjithmonë e më pranë largimit. Mesfushori turk,...

Situatë e rëndë nga moti i keq në veri të Italisë, lumenjtë dalin nga shtrati (VIDEO)

Qyteti Bardonecchia, në Torino, është përfshirë nga përmbytje të mëdha pasi lumi Frejus ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura. Uji...

I nxehti përvëlues përfshin Evropën, në Francë po ndodhin gjëra si kurrë më parë

Një numër rekord alarmesh për nxehtësi janë në fuqi në të gjithë Francën, ndërsa vendi dhe pjesë të tjera të Evropës jugore dhe lindore...

Marrja e një kredie për shtëpi do të bëhet më e vështirë nga 1 korriku

Nga data 1 korrik hyjnë në fuqi rregullat e reja të Bankës së Shqipërisë, të cilat kufizojnë kreditë për pasuri të paluajtshme. Nga e marta...

Gati 1 milion pasagjerë në qershor, shtohen fluturimet nga Rinasi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar një tjetër muaj rritjeje të ndjeshme, duke pritur 999.688 pasagjerë dhe realizuar 6170 fluturime gjatë muajit qershor...

Lajme të tjera

Web TV