Presidenti Begaj përfundon turin 3-ditor në Kalabri: I nderuar dhe i emocionuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përfundoi sot vizitën disaditore në rajonin arbëresh të Kalabrisë. Ai e mbylli turin e takimeve në Falconara Albanese, Vena di Maida dhe Caraffa di Catanzaro.

Ashtu si në të gjitha vizitat edhe në këto komuna, Presidenti i Shqipërisë u prit me ceremoni festive nga banda muzikore dhe arbëreshët e veshur me kostumet tradicionale.

“Ka momente në jetën e njeriut që lënë gjurmë të jashtëzakonshme. Mikpritja e arbëreshëve të Kalabrisë do të jetë e tillë për mua. Jam i nderuar dhe i emocionuar nga pritja në Falconara Albanese dhe në Vena di Maida ku mbrohen, ruhen me përkushtim e trashëgohen brez pas brezi gjuha arbëreshe, traditat dhe kostumet e mrekullueshme popullore. Faleminderit për gjithçka bëni për të ruajtur e trashëguar identitetin tonë kombëtar!”, u shpreh Begaj.

Gjatë qëndrimit në Vena di Maida, Presidenti Begaj vizitoi muzeun etnografik “Sorelle Manes” ku janë ekspozuar kostumet popullore të komunitetit dhe fotografi të personaliteteve historike.

Ndërsa më pas, në Caraffa di Catanzaro, Kreu i Shtetit zhvilloi një takim me Prefektin e Katanxaros, Z.Enrico Ricci dhe Nënsekretaren për Punët e Brendshme, Znj.Wanda Ferro.

Presidenti i Republikës dekoroi Institutin e Kulturës Arbëreshe “Giuseppe Gangale” që mban emrin e mbrojtësit të pakicave etnike, për kontributin e dhënë ndër vite në interes të mbrojtjes së gjuhës, traditës dhe kulturës së komunitetit arbëresh.

Gjatë vizitave që kreu në rajonin e Kalabrisë, Presidenti Bajram Begaj u zotua se do të mbështesë çdo projekt të ri bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kalabrisë, në fushat me interes të ndërsjellë si turizmi apo tregtia. Ai ftoi investitorët italianë e kalabrezë, të vijnë në Shqipëri, ndërsa nga autoritetet vendore atje, mori premtimin për lejimin e mësimit të gjuhës kalabreze në shkolla./I.S

Të fundit

Barcelona i ndërhyn Bayernit në merkato, i merr yllin gjerman?

Barcelona është e interesuar për sulmuesin gjerman Nick Woltemade nga Stuttgart si pasardhës i Robert Lewandowskit. Trajneri Hansi Flick e...

Gjermani, nëse të Gjelbrit lëvizin drejt qendrës, mund të bëhen sërish të fortë

Katër vite më parë, partia ishte më e popullarizuara në vend – por ndarjet e vjetra e kanë përçarë atë. Tani është momenti i...

Babë e bir u vranë në Gjilan, kush i ekzekutoi argjendarët?

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë,...

Apple dhe Samsung bashkojnë forcat, Sony bie “nga liga”

Apple dhe Samsung njoftuan një bashkëpunim për të prodhuar sensorë të avancuar kamerash për modelet e ardhshme të iPhone. Teknologjia e re do të zhvillohet...

Si funksionon funksioni i ri Repost në Instagram?

Me siguri e keni vënë re opsionin e ri Repost në Instagram, që ndodhet në të njëjtin rresht ku janë butonat Like dhe Share...

Lajme të tjera

Web TV