Ngordh qeni më i vjetër në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bobi, qeni më i vjetër në botë, ka ngordhur në moshën 31-vjeçare në Portugali, njoftuan sot Rekordet Botërore Guinness.

Ai jetoi gjithë jetën e tij në një fshat në Portugalinë qendrore. Bobi mbushi 31 vjeç e 165 ditë, dhe theu rekordin e mëparshëm që mbante qeni i një bariu australian që nga viti 1939, i cili vdiq në moshën 29 vjeç e 5 muaj.

“Edhe pse ai jetoi më gjatë se çdo qen tjetër në histori, 11,478 ditët e tij në tokë nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme për ata që e donin atë”, tha Karen Becker, veterinerja që e kishte trajtuar shumë herë dhe që njoftoi vdekjen e tij, në platformat e rrjeteve sociale. “Zoti qoftë me ty, Bobi,” shtoi ajo.

Bobi u njoh si qeni më i vjetër në botë në shkurt.

Raca e tij ka një jetëgjatësi prej 12-14 vjetësh. Pronari i tij, Lionel Costa, ia atribuoi jetëgjatësinë e tij një sërë faktorësh, duke përfshirë të jetuarit e një jete të qetë në fshat, duke mos e lidhur kurrë me zinxhirë dhe duke ngrënë gjithmonë “ushqim njerëzor”.

Majin e kaluar pronarët e tij i organizuan një festë ditëlindjeje, ku më shumë se 100 persona morën pjesë. Në kohën kur Bobi lindi familja Costa kishte shumë kafshë dhe pak para, kështu që babai i tij, i cili ishte gjuetar, zakonisht i vriste këlyshët në vend që t’i mbante. Por Bobi u fsheh në një grumbull dru zjarri. Leonel dhe vëllezërit e motrat e gjetën atë disa ditë më vonë dhe e fshehën derisa ai hapi sytë. “Ne e dinim që pasi ai hapi sytë, prindërit e mi nuk do të mund ta vrisnin atë”, shpjegoi ai.

Bobit i pëlqente të bënte shëtitje, por kohët e fundit ai kishte vështirësi të lëvizte. Flokët po i binin, shikimi po i dobësohej dhe shumicën e kohës ai e kalonte shtrirë.

Lexo edhe :  Java e punës 4-ditore: Përfitimet që askush nuk i priste

Guinness World Records e përshkruai historinë e Bobit si një “mrekulli” që “do të mungojë shumë”./I.S

Të fundit

Rama për revistën gjermane: Në familje më kritikojnë më shumë se opozita

Edi Rama ishte basketbollist, artist dhe sot është kreu i qeverisë së Shqipërisë. Një bisedë rreth karrierës së tij...

Tragjedia në Ujman, debate për çështjen e sigurisë në urë

Në urën e liqenit të Ujmanit duhej të vendosej një shenjë që ndalon hedhjen nga ura. Kështu thotë eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti. Çështja e...

Rama për fëmijërinë gjatë komunizmit: Nuk kishim shumë, por…

di Rama ka dhënë një intervistë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit” ku është pyetur edhe për fëmijërinë...

Zjarret në Ballkan, mijëra hektarë tokë në flakë

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit "BG Alert". Deri tani...

Pas flamurit në Suharekë, tani edhe Skënderbeu lyhet në Prizren

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren është dëmtuar. Përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar janë lyer me ngjyrë floriri. Kjo shtatore u vendos...

Lajme të tjera

Web TV