Berisha nën hetim/ GJKKO cakton datën: Ja kur kërkon ta marrë në pyetje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të martën, ora 14:00, ka caktuar seancën gjyqësore të marrjes ne pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai është marrë i pandehur nga drejtësia dhe po hetohet për rolin që ka pasur në privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Krahas Sali Berishës, nën hetim për këtë dosje është vënë dhëndri Jamarbër Malltezi [i arrestuar] dhe ortaku i tij biznesmeni Fatmir Bektashi. Ndaj Berishës është vendosur masa detyrim paraqitje dhe është ndaluar që të dalë jashtë vendit. Kreu i Foltores, në një konferencë për mediat të shtunën vonë, i cilësoi akuzat ndaj tij si politike.

SPAK njoftoi një ditë më parë zyrtarisht dhe akuzat që rëndojnë ndaj Berishës. Në njoftimin e prokurorisë thuhej se Berisha ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Sipas SPAK, Sali Berisha i cili në atë kohë mbante postin e kryeministrit, ka ushtruar presion ndaj administratës për përfundimin sa më parë të procedurave të privatizimit nga i cili dhëndri i tij ka përfituar rreth 5.4 milionë euro./I.S

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV