Yocheved Lifshitz, një 85-vjeçare, e cila u mbajt peng në Gaza për më shumë se dy javë, mbajti një konferencë për shtyp në Tel Aviv.
E moshuara, e cila u lirua të hënën nga Hamas, tha se u duk se kishte përjetuar ferrin por se sado e vështirë situata do ta kalonte.
Lifschitz theksoi se qeveria izraelite shpenzoi miliarda për gardhin kufitar por nuk bëri asgjë për ta penguar Hamasin të kalonte. Ajo tha se militanët i hoqën orën dhe stolitë.
Më pas kur ajo zbriti nga motori, njerëzit që e përshëndetën i thanë se “besojnë në Kur’an” dhe për këtë arsye nuk do ta lëndonin.
Ajo dhe 24 të tjerë u dërguan në tunele, të cilat ajo i përshkroi si “tokë të butë dhe të lagësht”. Sipas saj, pas dy ose tre orësh ata vendosën persona nga Kibbutz Nir Oz në një dhomë të veçantë.
Ajo thotë se kishte roje, një ndihmës mjek dhe një mjek.
Yocheved Lifschitz përshkroi kushtet në të cilat ajo dhe personat e tjerë mbaheshin rob, duke thënë se vendi ishte i pastër./ S.M