Një fotografe profesioniste e dasmave zbulon shenjat se një lidhje nuk do të zgjasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ne të gjithë i duam dasmat si një mundësi për argëtim dhe zakonisht ushqim të mirë.

Ceremonia dhe pritja, megjithatë, ka të bëjë më shumë me njerëzit që po martohen.
Sipas fotografes së dasmave, Shayla Herrington, nëse vëzhgon sjelljen e çiftit mund të kuptojmë se deri kur mund të zgjasë marrëdhënia e tyre. Ajo zbuloi tre shenjat kryesore se një martesë nuk do të zgjasë, pasi i ka identifikuar pas një karriere 15-vjeçare në këtë fushë.

Shenja e parë e madhe është kur çifti, përveç fotove standarde që bëjnë, bëjnë më shumë me familjen apo miqtë e tyre.
“Më duket mjaft e arsyeshme. Po, patjetër që do të bëni një foto me nënën dhe babanë ose vëllezërit dhe kushërinjtë tuaj të preferuar, por nëse partneri juaj mungon në më shumë se tre foto, është mjaft e dyshimtë”, dëgjohet duke thënë fotografja në një video që ka shpërndarë në TikTok .

Një shenjë e rëndësishme është edhe sjellja e miqve të nuses dhe dhëndrit. Nëse shmangin të flasin për partnerin/en e mikut/mikeshës së tyre ose duket se e injorojnë atë, ndoshta nuk kanë marrëdhënien më të mirë me të.
“Është një shenjë tipike që ata nuk e pëlqejnë partnerin e mikut të tyre dhe një tregues i divorcit, i cili mund të jetë më i afërt nga sa mendojnë të gjithë”, tregon ajo.

Dhe shenja e fundit, por edhe shumë e rëndësishme, është nëse gjatë festës anëtarët e çiftit kalojnë më shumë kohë me miqtë e tyre sesa me njëri – tjetrin.
Videoja e fotografit u bë virale në platformën popullore me shumë përdorues që pajtoheshin me vëzhgimet e saj dhe shfaqnin më shumë shenja.
“E aprovoj. Ish-burri im nuk ishte fare pranë meje dhe miku i tij më i mirë nuk më përshëndeti”, ka shkruar një ndjekës, ndërsa një tjetër ka thënë: “Burri im preferoi të kalonte natën e parë të dasmës me vëllain e tij në vend se me mua.
“Për mua është gjithashtu e rëndësishme se sa para shpenzon tjetri. Është sikur po përpiqet t’u tregohet të tjerëve. Atyre nuk u intereson martesa”, shkroi një përdorues i TikTok duke shtuar: “Kur bëjnë diçka që e vendos personin tjetër në një pozicion shumë të vështirë, atëherë martesa nuk do të zgjasë. Nëse, për shembull, i hedh një tortë në fytyrë partneres së tij, ai e poshtëron atë para kaq shumë njerëzve!”./E.Ç

Të fundit

SHBA kundër gjobave të BE-së për “Apple” dhe “Meta”: Një formë e re e zhvatjes ekonomike

SHBA kritikon gjobat e BE-së për Apple dhe Meta. Për Shtëpinë e Bardhë, ato janë “një formë e re...

Shqipëria pezullon marrëveshjen për lëvizjen pa viza me këtë vend

Këshilli i Ministrave ka vendosur të pezullojë marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave me Republikën e Bjellorusisë. Vendimi është marrë me propozimin e ministrit për...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “Kayo” do të merret me trajnimin e tyre

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

GJKKO konfiskon apartamentin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

GJKKO ka konfiskuar apartamentin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Dedja u shpall fajtor nga Gjykata e Shkallës së parë dhe më pas Apeli...

Edmond Llabani emërohet drejtor i komanduar i burgut të Peqinit

Pas dorëheqjes së papritur të Florenc Dokës, Edmond Llabani është emëruar drejtor i komanduar i burgut të Peqinit, deri në përzgjedhjen e një drejtori...

Lajme të tjera

Web TV